"Situata politike vazhdon të keqësohet. Erdhi deri te rënia e komunikimeve të liderëve politikë, deri te shtimi i deklaratave kundërshtuese nga RS-ja dhe mospërputhjet ndëretnike në Federatën e BeH-së", theksoi Eshton në raport.
Situata politike në Bosnje dhe Hercegovinë është gjithnjë e më e keqe, marrëveshja paqësore e Dejtonit gjithnjë e më shpesh po vihet në pikëpyetje, ndërsa Republika e Serbisë edhe më tutje është problem kyç, vlerësoi në raportin tremujor të rregullt të KB-së eurokomisarja e lartë për politikë të jashtme dhe siguri, Ketrin Eshton.
"Situata politike vazhdon të keqësohet. Erdhi deri te rënia e komunikimeve të liderëve politikë, deri te shtimi i deklaratave kundërshtuese nga RS-ja dhe mospërputhjet ndëretnike në Federatën e BeH-së", theksoi Eshton në raport.
Ajo theksoi se është arritur një përparim shumë i vogël në reformat kyçe, posaçërisht lidhur me pesë qëllimet dhe dy kushtet e Këshillit për implementimin e paqes, të domosdoshëm për transformimin dhe mbylljen e Zyres së përfaqësuesit të lartë.
Shefja e diplomacisë evropiane konsideron se situata e sigurisë është stabile, duke shprehur bindje se kështu do të mbetet edhe krahas vazhdimit të mundshëm të tensioneve politike dhe retorikës nacionale.
Eshton paralajmëroi se liderët politikë në RS "përkohësisht" e kanë vënë në pikëpyetje integritetin e BeH-së. Sipas saj, kriza ekonomike edhe më tutje lë gjurmë të thellë në vend.