Demonstruesit e Frontit të bashkuar për demokraci kundër diktaturës kërkojnë nga kryeministri tajlandez Abisit Vexhaxhiva të japë dorëheqje, kërkojnë ai ta shpërndajë Parlamentin dhe të caktojë zgjedhje të parakohshme, me të cilat në pushtet do të kthehet lideri i tyre, ish kryeministri Taksin Shinavatra.
Pjesëmarrësit në protestat antiqeveritare në kryeqytetin tajlandez Bangkok, filluan sot të japin gjak, që të mbledhin një milionë metër kub me qëllim që në mënyrë rituale ta spërkasin ndërtesën e Qeverisë.
Me këtë ata janë të përgatitur të bëjnë sakrificë simbolike të viktimës dhe t'i mbështesin kërkesat për shpërndarjen e Parlamentit dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja.
Qindra demonstrues me këmisha të kuqe u radhitën në kolona të gjata, që t'u japin gjak motrave medicinare.
Demonstruesit e Frontit të bashkuar për demokraci kundër diktaturës kërkojnë nga kryeministri tajlandez Abisit Vexhaxhiva të japë dorëheqje, kërkojnë ai ta shpërndajë Parlamentin dhe të caktojë zgjedhje të parakohshme, me të cilat në pushtet do të kthehet lideri i tyre, ish kryeministri Taksin Shinavatra.
Autoritetet shëndetësore paralajmëruan se dhurimi masovik i gjakut ka rreziqe të mëdha sanitare.
Më shumë se 42 mijë policë dhe ushtarë janë sistemuar në Bangkok që ta mbajnë rendin dhe qetësinë.