Pas informacionit të marrë për incidentin Ministria ka kërkuar nga drejtori i shkollës të ndërmarrë masa përkatëse për ndriçimin e plotë të rastit dhe sanksionimin e personave të involvuar dhe përgjegjës.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës sot e dënoi incidentin i cili ndodhi dje në shkollën fillore "Liria" në f. Zhitishte të Krushevës, kur një nxënës u sulmua fizikisht nga profesori i tij.
"Në procesin arsimor nuk guxon të ketë vend për arsimtarët të cilët masat pedagogjike i këmbejnë me masa të dhunshme. Kjo është e palejueshme dhe për ne e papranueshme", thekson në kumtesë MASH-i.
Pas informacionit të marrë për incidentin Ministria ka kërkuar nga drejtori i shkollës të ndërmarrë masa përkatëse për ndriçimin e plotë të rastit dhe sanksionimin e personave të involvuar dhe përgjegjës.
Komunat dhe drejtorët e shkollave, apelon Ministria, duhet të ndërmarrin masa të përforcuara për parandalimin e incidenteve të këtilla të ngjashme në të ardhmen, si dhe hapa vendimarrëse për sigurimin e rendit dhe disiplinës gjatë kryerjes së mësimit, gjegjësisht për kohën të cilën nxënësit e kalojnë në shkollat.