E premte, 10.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Banorët lokal nga frika i braktisën shtëpitë e tyre, ndërsa nëpër sheshe u tubuan një numër i madh i njerëzve. Tani për tani nuk ka informacione për viktima të mundshme gjatë dridhjes ose shkaktime të dëmeve materiale.
Tjetėr tėrmet i fuqishėm e goditi sot Kilin













Tërmet i dytë i fuqishëm me intensitet prej 6,6 ballë sipas shkallës së Rihterit sot ishte regjistruar në Kil.

Banorët lokal nga frika i braktisën shtëpitë e tyre, ndërsa nëpër sheshe u tubuan një numër i madh i njerëzve. Tani për tani nuk ka informacione për viktima të mundshme gjatë dridhjes ose shkaktime të dëmeve materiale.

Tërmeti më fuqishëm ishte dëgjuar në qytezën Kofkekuro, në bregun e Oqeanit të Qetë. Mediumet i paralajmëruan autoritetet për rrezik nga cunami.

Paraprakisht, një tërmet me intensitet prej 6,7 ballë sipas shkallës së Rihterit është regjistruar në afërsi të bregut të Kilit, 72 kilometra nga qyteti Konsepsion, që ishte më i godituri nga tërmeti më 27 shkurt me intensitet prej 8,8 ballë.

Tërmeti ndodhi në orën 02:21 sipas Griniçit (22:21 sipas kohës së evropës së mesme) në thellësi prej 35 kilometrave. Epiqendra e tërmetit ishte në rreth 350 kilometra në jug të kryeqytetit të Kilit, Santiago.

Në pesë ditët e fundit në Kil janë regjistruar më shumë se 150 tërmete

Publikuar: 16.03.2010 | 19:48
Lexuar: 208 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime