Sipas propozimeve të reja ligjore, ndryshojnë edhe kushtet për refugjatët të cilët udhëtojnë në vendet prej nga vijnë. Në të ardhmen në qoftë se vendosin të udhëtojnë në atdhe pa marrë paraprakisht leje për këtë, do të rrezikojnë t'u leja për qëndrim në Danimarkë në periudhë prej dhjetë vjet.
Qeveria daneze propozon vendosje të pakos së masave restriktive lidhur me rregullat për statusin e emigrantëve në vend, shkruan gazeta ditore daneze "Politiken".
Bëhet fjalë për ashpërsimin e rregullave që u dedikohen mundësive për emigrim të partnerëve bashkëshortorë. Sipas rregullave aktuale, që të lejohet vendosje të parnerëve bashkëshortorë në Danimarkë, parakusht është që bashkëshortët e tyre në vend të mos kenë marrë ndihmë sociale në periudhë prej një viti.
Propozohet që ky afat kohor tani të rritet në tre vjet.
Sipas propozimeve të reja ligjore, ndryshojnë edhe kushtet për refugjatët të cilët udhëtojnë në vendet prej nga vijnë. Në të ardhmen në qoftë se vendosin të udhëtojnë në atdhe pa marrë paraprakisht leje për këtë, do të rrezikojnë t'u leja për qëndrim në Danimarkë në periudhë prej dhjetë vjet. Momentalisht nuk ekzistojnë kurrfarë restriksionesh në Danimarkë lidhur llojin e këtillë të udhëtimeve.
Edhe kushtet për votim në zgjedhjet lokale në Danimarkë po rreptësohen. Në të ardhmen do të kërkohet që një person të ketë jetuar në Danimarkë katër vite që të marrë të drejtën e votës, për dallim nga kushti i tanishëm i cili parasheh qëndrim trevjeçar në vend.