Në aktin e nënshkrimit, siç njoftoi Ministria e Ekonomisë, do të marrë pjesë edhe zëvendës-drejtori i përgjithshëm për energjetike në Komisionin evropian, Fabricio Barbaso.
Ministri i Ekonomisë Fatmir Besimi nesër në Vjenë, në funksion të kryesuesit aktual me Bashkësinë energjetike do të nënshkruajë Protokol për qasje të Republikës së Moldavisë në Bashkësinë energjetike me zëvendës-kryeministrin moldavian dhe ministrin e Ekonomisë, Valeriu Lazar.
Në aktin e nënshkrimit, siç njoftoi Ministria e Ekonomisë, do të marrë pjesë edhe zëvendës-drejtori i përgjithshëm për energjetike në Komisionin evropian, Fabricio Barbaso.
Me zgjerimin e Bashkësisë energjetike pas qasjes së Moldavisë dhe me marrjen e saj të pozitës së barabartë me vendet e tjera - nënshkruese të Marrëveshjes për themelimin e bashkësisë energjetike, pritet edhe më shumë të përforcohet dimensionin rajonal i Bashkësisë energjetike, në drejtim të krijimit të tregut rajonal të energjisë dhe bashkëpunimit të përbashkët të vendeve nga rajoni.
"Në këtë kontekst pres që edhe vendet e tjera - vëzhgues të Bashkësisë energjetike ta ndjekin shembullin e Moldavisë dhe t'i përshepjtojnë negociatat për anëtarësim të plotëfuqishëm, me çka do ta formalizojnë aplikimin e tyre për anëtarësim", thotë ministri i Ekonomisë, Fatmir Besimi.
Qasja e Moldavisë u miratua nga Këshilli ministror i Bashkësisë energjetike në dhjetor të vitit 2009, por lëndë e nënshkrimit të Protokolit për qasje ishte miratimi i Ligjit për gaz, në pajtim me rregullat relevante të BE-së. Nënshkrimi i sotëm vijon pas miratimit të ligjit të ri të Moldavisë për gaz dhe shpalljes së tij më 12 shkurt. Moldavia tani duhet ta ndjekë procedurën e saj kushtetetuse që ta ratifikojë Marrëveshjen për formimin e Bashkësisë energjetike, me qëllim që të bëhet anëtare e saj.
"Bashkësia energjetike është një nga shembujt e suksesshëm për bashkëpunim rajonal, i cili bazohet në qëllimin e përbashkët, e ai është hyrja e tregjeve energjetike në tregun e vetëm të energjisë të Bashkimit Evropian. Në vitin që vijon, Republika e Maqedonisë, si vend - kryesues i pranoi prioritetet e Bashkësisë energjetike, mes të cilave edhe ndërmarrja e aktiviteteve intensive dhe bashkëpunimi i përbashkët i iniciativave rajonale, si dhe krijimi i kushteve për rritjen e interesit të investitorëve dhe shkallës së besimit politik me rëndësi për rajonin dhe më gjerë, ndërsa qasja e Moldavisë në familjen energjetike është edhe një shembull i suksesshëm për këtë", vlerëson Besimi