E premte, 10.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Të dy në bisedën që është zhvilluar në stacionin policor, pas konsultimit me avokatin e tyre kanë vendosur të mbrohen me heshtje, informoi në konferencën e sotme për shtyp drejtori i Byrosë për siguri publike, Lupço Todorovski.
Vrasėsit e Kriestoracit mbrohen me heshtje











Policia në lidhje me vrasjen e Mirsad Kriestoracit që ndodhi dje në bulevardin "Aradhat partizane" në Shkup i arrestoi Jasmin Leskovicën (22) dhe Harun Haxhibuliqin (45) të dyshuar se kanë kryer vepër penale "vrasje" dhe "dhunë".

Të dy në bisedën që është zhvilluar në stacionin policor, pas konsultimit me avokatin e tyre kanë vendosur të mbrohen me heshtje, informoi në konferencën e sotme për shtyp drejtori i Byrosë për siguri publike, Lupço Todorovski.

Të arrestuarve në stacionin policor u është marrë dorezë parafine, ndërsa nga ekspertiza e saj pritet të vërtetohet kush është vrasësi i Kriestoracit.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, gjatë ditës së bashku me kallëzimin penal dhe materialin dëshmues, të dy do të nxirren para gjykatësit kompetent hetues.

Dy të dyshuarit dje rreth orës 16:40 në rrugën "Aradhat partizane" para ndërtesës nr. 43 më saktë para lokalit në ndërtim, fillimisht kanë filluar debat me të dëmtuarit, ndërsa më vonë kanë sulmuar njërin prej tyre, duke e goditur me grushta dhe shkelma nëpër gjithë trupin. Me këtë kanë shkaktuar ndjenjë të frikës dhe pasigurisë tek nipi i tij 21 vjeçar dhe miku 33 vjeçar.

"Njëri nga të dyshuarit ka nxjerrë pistoletë dhe ka shtënë disa herë, nga të cilat 33 vjeçari Mirsad Kriestorac ka marrë shumë plagë në stomak. Dy të dyshuarit menjëherë kanë tentuar të ikin me automobilin "Shkoda oktavia", por janë penguar nga njësiti mobil "Alfa", sqaroi Todorovski.

Të plagosurit menjëherë janë dërguar në Qendrën klinike në Shkup, ku u është dhënë ndihma mjekësore, por pas një kohe të shkurtër Kriestorac u është nënshtruar plagëve, ndërsa tek njëri prej tyre janë konstatuar lëndime në kokë dhe trup.

Gjatë kontrollit në objektin në ndërtim është gjetur një pistoletë e tipit "Zastava", nga e cila supozohet se është shtënë dhe i njejti është marrë dhe dorëzuar në ekspertizë.

Vrasësi Kriestorac nuk ka dosje policore, ndërsa të dyshuarit janë mirë të njohur të policisë. Kundër tyre padia i fundit është parashtruar para gjashtë ditëve, për shkak të dyshimit se kanë kryer vepër penale "tentativë për kërcënim" kur kanë kërkuar nga një biznesmen pagesë të gjoja në borxhi. Krahas kësaj, të dy janë denoncuar edhe për një numër të madh vepra të tjera të rënda penale nga fusha e krimit të dhunshëm. Personi i dyshuar se ka shtënë, paraprakisht është denoncuar për "dhunë" dhe "parandalim të zgjedhjeve dhe votimit", ndërsa i dyshuari i dytë në vitin 2005 është denoncuar për "vrasje", pastaj në dy raste në vitin 2003 dhe 2006 për "dhunë", ndërsa ka edhe dy padi për "mbajtje të armës pa leje dhe tregtim me armë", ndërsa nga gjykata në vitin 2002 është dënuar në kurim të domosdoshëm dyvjeçar psikiatrik.

Publikuar: 16.03.2010 | 20:42
Lexuar: 395 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime