E premte, 10.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Riker, i cili sot mbajti ligjëratë për prioritetet e politikës amerikane, tha se konsideron që Maqedonia duhet të fokusohet në atë që është prioritet për të
Identiteti i maqedonaseve nuk do te ndryshoje



















Kjo është çështje për ju dhe ju duhet të vendosni çka është me rëndësi. Unë do të mendoja për atë si janë sfidat dhe çfarë mund të jenë zgjidhjet, u përgjigj sot ambasadori amerikan në Maqedoni, Filip Riker në pyetjen nëse është e rregullt të ndërrohet emri dhe të fshihet historia e një kombi të vjetër, e parashtruar nga një student në universitetin FON.

Riker, i cili sot mbajti ligjëratë për prioritetet e politikës amerikane, tha se konsideron që Maqedonia duhet të fokusohet në atë që është prioritet për të.

"Maqedonia dhe populli i saj kanë histori të gjatë, qindra vjet ekzistim, kulturë e cila është e pasur dhe e ndryshme...Gjatë këtyre qindra vjetëve jeni quajtur gjithsesi edhe keni qenë nën qeverisje të ndryshme. Shfrytëzimi i historisë si kontekst, por duke menduar në të ardhmen dhe në atë që dëshironi ta arrini - të gjithë e bëjnë këtë në shekullin 21, kjo është Evropa", shtoi Rikeri.

Kultura dhe identiteti juaj do të jeni gjithmonë tuajat, shtoi ai dhe kjo asnjëherë nuk ndryshon. "Mos i bëni këto punë më të vështira nga ajo që ato mund të jenë. Mos imagjinoni punë që nuk ekzistojnë. Ju jeni ata që gjithmonë do të jeni", tha ambasadori amerikan.

Duke u përgjigjur në një pyetje tjetër lidhur me kontestin mes Maqedonisë dhe Greqisë me emrin, Rikeri tha se nuk është punë e tij ta sqarojë politikën greke dhe do t'i orientojë studentët ta ftojnë ambasadoren e Greqisë. Ai përsëriti se pozicioni i SHBA-së lidhur me këtë çështje është i pandryshueshëm dhe se një nga qëllimet amerikane është që ta shohin Maqedoninë në NATO.

"Jo" u përgjgij Rikeri në pyetjen e një studenti nëse janë të sakta spekulimet se Ambasada e re amerikane në Shkup është bazë zbulimi.

Duke folur për prioritetet e politikës së jashme amerikane dhe sa janë ato të pandryshuara me ndërrimin presidencial, ai tha se ekzistojnë dallime mes politikës së ish-presidentit Xhorxh Bush dhe aktualit Barak Obama, por se megjithatë ajo më shumë është politikë e vazhdueshme. Si shembull e theksoi Ballkanin, ku politika e jashtme amerikane është e njejtë nga vitet e 90-ta të shekullit të kaluar.

Politika e Obamës dhe problemet ekonomike, ishin pjesë e prononcimeve të ambasadorit amerikan, i cili në këtë kontekst i përmendi edhe problemet financiare me të cilat përballet fqinji ynë jugor dhe potencialet e Maqedonisë në lidhje me energjinë solare.

"Fqinji juaj Greqia ka sfida të mëdha në lidhje me krizës ekonomike. mendoj se të gjithë duhet të jemi mirënjohës që ata janë pjesë e eurozonës, sepse kjo i mbron në shumë mënyra, por gjithashtu i ekspozon vendet e tjera nga BE-ja në presion. Kjo mund të ketë ndikim të caktuar këtu gjithashtu", tha Rikeri duke iu përgjigjur pyetjes së një studenti pas fjalimit të tij për politikën e jashtme të SHBA-së.

Publikuar: 16.03.2010 | 09:56
Lexuar: 247 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime