Të dy ministrat shprehën pritje se deri në vitin 2011 të gjitha vendet nga Ballkani Perëndimor do të arrijnë nivel të ri, nivel më përparimtar në afrimin e marrëdhënieve me BE-në.
Shefat e diplomacive të Austrisë dhe të Sllovenisë, Mihael Shpindeleger dhe Samuel Zhbogar vlerësuan sot në Vjenë se viti 2010 do të duhej të ishte viti i Ballkanit Perëndimor për Bashkimin Evropian.
"Përparim i vërejtur tashmë është arritur kur para shtatë viteve anëtaret e BE-së u dakorduan në kuadër të agjendës së Selanikut për integrim të tërësishëm të të gjitha vendeve nga rajoni në BE. Tashmë egziston tendencë e mirëkuptimit te vetë anëtaret që kjo perspektivë të bëhet në vepër", thuhet në deklaratën e përbashkët për promovimin e perspektivës evropiane të Ballaknit Perëndimor, e dhënë pas takimit në Vjenë.
Të dy ministrat shprehën pritje se deri në vitin 2011 të gjitha vendet nga Ballkani Perëndimor do të arrijnë nivel të ri, nivel më përparimtar në afrimin e marrëdhënieve me BE-në.
Shpindeleger dhe Zhbogar theksuan se vetëpërgjegjësia rajonale është nga rëndësia e madhe për vetëdijen e vërtetë evropiane, e cila duhet të zhvillohet mes qytetarëve të Ballkanit Perëndimor.
Ministri u apelon vendeve nga Ballkani Perëndimor që në mënyrë aktive të angazhohen me BE-në në të gjitha aspektet e tjera të jetës politike dhe asaj shoqërore me qëllim të përforcimit të perspektivës së saj evropiane.
Kur bëhet fjalë për liberalizimin e vizave, Shpindeleger dhe Zhbogar vlerësuan se liria e lëvizjes së qytetarëve nga rajoni ka rëndësi thelbësore për zhvillimin e vetëdijes evropiane. Ata shtuan se do t'i përkrahin BeH-në dhe Shqipërinë që t'i bashkangjiten liberalizimit të vizave sa më shpejt, posa të formohet rekomandimi i Komisionit Evropian.