E premte, 10.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Chelsea mbylli ndeshjen me një lojtar më pak, pasi sulmuesi Didier Drogba, u ndëshkua me karton të kuq në fund të ndeshjes për ndërhyrje të ashpër ndaj Thiago Mottas
Mourinho
















Jose Mourinho u largua para tre vjetësh nga "Stamford Bridge", aty ku pati ngritur një "perandori". Të martën, mbrëma ai u kthye sërish aty, por kësaj radhe për ta rrënuar atë që e ngriti vetë. Dhe, ia doli.


Ekipi i Interit i udhëhequr nga portugezi ia ka dalë të fitojë ndeshjen e kthimit të 1/8 së finales kundër Chelseat në Londër, me rezultatin 1:0. Kamerunasi Samuel Eto'o vulosi gjithçka me një gol të shënuar në minutën e 78-të, pas një shërbimi nga ana e holandezit Wesley Sneijder. Interi kualifikohet në çerekfinale me rezultat të përgjithshëm 3:1, pasi edhe ndeshjen e parë në Milano e fitoi me shifrat 2:1.

Në të vërtetë, Mourinho ka kohë që kishte hapur frontin me ish-skuadrën e tij. Në deklaratat para kësaj ndeshjeje, pati ngulur këmbë se ai në "Stamford Bridge" nuk humb dot dhe kështu doli.
Mourinho ka udhëhequr Chelsean nga viti 2004 deri më 2007 dhe nuk ka humbur asnjë ndeshje si vendas. Këtë rekord po vazhdon “ta trashë" edhe me Interin, pasi edhe me këtë skuadër nuk ka humbur asnjëherë në shtëpi.

Në fakt, Chelsea u mundua të dominojë ndeshjen e së martës mbrëma, por ishte Interi ai që rrezikonte herë pas here nëpërmjet kundërsulmeve. Rastin më të mirë e pati Diego Milito në minutën e 65-të, kur u gjet përballë portierit të Chelseat, por dështoi. Interi pati edhe disa gjysmë raste, derisa ekipi vendas nuk ka rrezikuar asnjëherë seriozisht.

Chelsea mbylli ndeshjen me një lojtar më pak, pasi sulmuesi Didier Drogba, u ndëshkua me karton të kuq në fund të ndeshjes për ndërhyrje të ashpër ndaj Thiago Mottas.

Fitorja e Interit është edhe fitore për futbollin italian, pasi është skuadra e vetme që ka mbijetuar deri në këtë fazë. Milani e Fiorentina u eliminuan në 1/8 e finales, derisa Juventusi qysh në fazën grupore.

Në ndeshjen tjetër të zhvilluar në Sevilla, ekipi vendas është koritur përballë rusëve të CSKA Moskës. Rusët kanë fituar takimin me rezultatin 2:1 dhe falë barazimit 1:1 në ndeshjen e parë shkojnë tutje - në çerekfinale.

Publikuar: 16.03.2010 | 15:26
Lexuar: 290 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime