Rastet e tyre për të shënuar i humbën Pandevi, Milito dhe Mota, por jo edhe Samjuel Eto. Në minutën e 78 Snajder shum mirë asistoi për kamerunasitn, ndërsa ky ariti të tund rrjetën e vendasve
Sonte në program ishin dy ndeshjet e tjera të 1/8 së finales të Ligës së kampionëve në futboll në të cilat Çelzi në Stemford Brixh u përball me Interin, ndërsa në Sançez Pizhuain Sevila u takua me skuadrën e CSKA Moskë.
Pas Mançester Junajtedit dhe Baernit të Munihut, në çerekfinalen e këtyre gara u kualifikuan Interi dhe CSKA. Kthimi i Murinjos në stadiumin e sukseseve Stamford Brixh ishte i suksesshëm. Në pjesën e parë të ndeshjet pati shum pak raste për shënim, ndërs anjë nga rastet më të mira për të shënuar e kishte Anelka në minutën e 42 të ndeshjes, por megjithatë Tiago Mota ariti të ruaj portën e Interit. Loja ofenzive e Çelzit, nga fundi i pjesës së parë vazhdoi edhe në pjesën e dytë, ndërsa i pari i cili u kanso ishte Maluda, por Cezari e ruajti rrjetën e tij. Nga ky moment mysafirët nga Milano e morën nën kontroll lojën dhe më shpesh ishin para portës së Çelzit.
Rastet e tyre për të shënuar i humbën Pandevi, Milito dhe Mota, por jo edhe Samjuel Eto. Në minutën e 78 Snajder shum mirë asistoi për kamerunasitn, ndërsa ky ariti të tund rrjetën e vendasve.
CSKA në Seviljë nuk kishte çfarë të mbrojë dhe patjetër duhej të sulmonte. Në fund një lojë e tillë iu shpagua dhe shënoi fitore me rezultatin 1:2.
Dy skuadrat e tjera të cilat do të luajnë në ¼ e finales do të dihen të mërkurën pasi të zhvillohen edhe dy takimet tjera. Barcelona në përballen me Shtutgardin ëhstë favorit absolut dhe i nevoitet çfarë do fitore me të vetmin qëllim që të jetë në mesin e tetë skuadrave më të mira në evropë.
Me një epërsi më të madhe në ndeshjen e kthimit do të futet skuadra e Bordosë e cila në ndeshjen e parë në Athinë, me rezultatin 1:0 e kishte mundur Olimpijakosin.