E premte, 10.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Kjo pasqyrohet në sistemimin e forcave të armatosura në Irak dhe Afganistan, ku në mënyrë të shkëlqyer u treguan. Gjenerali Stojanovski bëri punë të shkëlqyer në përgatitjen e forcave të sigurisë për sistemim në Komandën rajonale Lindje në Afganistan", tha admirali Fitcxherald, duke theksuasr se profesionlizimi i ARM-së nuk kalon pa u vërejtur në NATO.
Maqedonia ka tė ardhmen nė NATO









Komandanti i Komandës së bashkuar të NATO-s në Napoli, admirali Mark Fitcxherald, Forcat e deklaruara të ARM-së i vlerësoi si mirë të trajnuara dhe të përgatitura për pjesëmarrje në çdo mision dhe Maqedonisë i rrëfeu "të ardhme të ndritshme me NATO-n".

"Puna dhe operacionet e ushtarëve të ARM-së në Irak ishin të jashtëzakonshme. Mendoj se leksionet e mësuara në Irak dhe stërvitjen që e ekzekutuan në "Krivollak" së bashku me Gardën nacionale të Vermontit nga SHBA-ja, si dhe pajisja me të cilën do të sistemohen, do t'i bëjë të jenë të kujdesshëm në misionin në Afganistan, e cila është me rëndësi të madhe", deklaroi admirali Fitcxherald, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas takimit të sotëm me ministrin e Mbrojtjes, Zoran Konjanovski dhe shefin e SHM të ARM-së, gjeneral-nënkolonelin Mirosllav Stojanovski.

Ai theksoi se ushtarët e Maqedonisë do të sistemohen në një pjesë shumë të ashpër në Afganistan dhe si të suksesshëm e vlerësoi, vlerësimin e javës së kaluar të Programit partner të ekipit të NATO-s në Shkup.

"Kjo pasqyrohet në sistemimin e forcave të armatosura në Irak dhe Afganistan, ku në mënyrë të shkëlqyer u treguan. Gjenerali Stojanovski bëri punë të shkëlqyer në përgatitjen e forcave të sigurisë për sistemim në Komandën rajonale Lindje në Afganistan", tha admirali Fitcxherald, duke theksuasr se profesionlizimi i ARM-së nuk kalon pa u vërejtur në NATO.

Ministri i Mbrojtjes, Konjanovski tha se në takimin e sotëm me admiralin Fitcxherald kanë biseduar për arritjet e Ministrisë së Mbrojtjes dhe ARM-së, për reformat, për qëllimet e ardhshme partnere...

"Biseduam edhe për investimet e ardhshme në poligonin ushtarak "Krivollak", si dhe sa është e rëndësishme ta kemi këtë kapacitet për shkak se duam të kemi pjesëtarë të trajnuar dhe të përgatitur të armatës, të cilët së pari do të munden vetë të mbrohen, e pastaj të jenë në funksion të misioneve, ku i dërgojmë", tha ministri Konjanovski.

Ai paralajmëroi se nga fundi i muajit ose në fillim të muajit të ardhshëm kontingjent të ri të ARM-së të përbërë prej 79 pjesëtarëve do të zhvendoset në Afganistan.

Për Konjanovskin, siç tha, prioritet paraqet trajnimi i rregullt dhe gjithpërshirës i pjesëtarëve të ARM-së dhe pajisimi i poligonëve ushtarakë ku kryhet trajnimi.

Delegacioni i Komandës së bashkuar të NATO-s në Napoli i kryesuar nga admirali Fitcxherald qëndron për vizitë dyditëshe zyrtare në Republikën e Maqedonisë. Nesër delegacioni do ta vizitojë poligonin ushtarak "Krivolak", ndërsa admirali Fitcxherald do të pritet edhe nga kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Nikolla Gruevski.

Publikuar: 17.03.2010 | 07:01
Lexuar: 234 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime