Javën e ardhshme do të debatohet në një tribunë të organizuar nga Instituti Demokratik Kombëtar, i cili njëherit ka iniciuar këto çështje përmes anketës anonime me deputetë. Për të dyja propozimet pozitivisht janë shprehur vetëm partitë politike shqiptare pasi konsiderojnë se me këtë qytetarët do të vihen në rrafsh të barabartë dhe se do të ketë peshë vota e çdo qytetari.
Subjektet politike në parim mbështesin idetë për lista të hapura në zgjedhjet parlamentare ndërsa propozimin eventual që Maqedonia të paraqitet si një njësi zgjedhore për momentin e mbështesinë vetëm partitë politike shqiptare.
Në këtë temë, javën e ardhshme do të debatohet në një tribunë të organizuar nga Instituti Demokratik Kombëtar, i cili njëherit ka iniciuar këto çështje përmes anketës anonime me deputetë. Për të dyja propozimet pozitivisht janë shprehur vetëm partitë politike shqiptare pasi konsiderojnë se me këtë qytetarët do të vihen në rrafsh të barabartë dhe se do të ketë peshë vota e çdo qytetari.
BDI ka qëndrim që Maqedonia të jetë një njësi zgjedhore dhe zgjedhjet e ardhshme parlamentare të jenë me lista të hapura që do të thotë me këtë mendojmë se do të ishte mirë për demokracinë në vend, vlerëson Rafis Haliti, deputet i BDI-së.
Edhe ne jemi që në Maqedoni të jetë një njësi zgjedhore me lista të hapura çka do të thotë që atëherë sigurisht se vota e shqiptarëve nuk do të humbet asnjëherë, thekson Abedin Zymberi, deputet i DR-së.
LSDM do të mbështes ndryshmet të cilat do të garantojnë demokraci më të larët në procesin zgjedhor por kërkon edhe ndryshime shtesë, si pastrimin e listës zgjedhore dhe dhënien fund të keqpërdorimit të fondeve publike dhe të buxhetit në periudhën parazgjedhore nga ana e qeverisë.
Secili propozim për ndryshim të kodit zgjedhor i cili garanton demokraci më të lartë dhe mbrojtje më të madhe të votës së qytetarëve ne jemi të gatshëm që seriozisht ta shqyrtojmë dhe nëse të njëjtat argumentohen do ti mbështesim, deklaroi Branko Crvenkovski, lider i LSDM.
Për momentin pa qëndrim konkret në këtë drejtim mbetet partia më e madhe VMRO-DPMNE. Deputetja Sillvana Boneva duke shprehur mendimin personal theksoi se është pro listave të hapura, por jo edhe për propozimin e dytë, Maqedonia të jetë një njësi zgjedhore.
Nuk kam analizuar çështjen nëse Maqedonia duhet të jetë një njësi zgjedhore ndërsa sa i përket çështjes se duhet të ketë lista të hapura, mendimi im personal është se do të ishte mirë që të rritet përgjegjësia e deputetëve ndaj qytetarëve , shtoi Sillvana Boneva.
Edhe përkundër aktiviteteve në teren, kryeministri Gruevski disa herë ka mohuar të ketë zgjedhje të parakohshme në vend.
GJYLTENE REXHALLARI