E shtunė, 11.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Mjetet janë shfrytëzuar për pagesën e bashkëpunëtorëve, për bileta aeroplani dhe hotele të udhëtimeve lokale dhe ndërkombëtare, për pagesë të llogarive telefonike të bashkëshorteve të Zumës dhe personelit të tij ndihmës, për laptopë dhe printerë dhe për shpenzimet tjera të "jashtëzakonshme".
Afrika e Jugut ndanė 2 milion $ nė vit pėr qejfet e presidentit









Afrika e Jugut shpenzon më shumë se dy milionë dollarë në vit për nevojat për familjen poligamiste të presidentit Jekob Zuma, deklaroi ministri në Qeverinë jugarfikane, Kolins Çabane.

Gjashtëdhjetë e tetë vjeçari Zuma, i cili për momentin ka tre bashkëshorte, pranoi se paradokohe është bërë baba për të 20 herë me radhë, me çka iu ekspozua kritikave për shkak të jetës së tij seksuale, për arsye se vendi i tij është midis të parave në botë, sipas numrit të të infektuarve nga virusi i sidës.

Çabane deklaroi se Afrika e Jugut këtë vit ka ndarë 15,5 milionë randë për mirëmbajtje të familjes Zuma, që është dyfish më shumë nga viti i kaluar.

Mjetet janë shfrytëzuar për pagesën e bashkëpunëtorëve, për bileta aeroplani dhe hotele të udhëtimeve lokale dhe ndërkombëtare, për pagesë të llogarive telefonike të bashkëshorteve të Zumës dhe personelit të tij ndihmës, për laptopë dhe printerë dhe për shpenzimet tjera të "jashtëzakonshme".

Çabane deklaroi se tre bahskëshortet e tanishme të Zumës, Tobeka, Sozakele dhe Nompumeleo merren me aktivitete të ndryshme humanitare dhe sociale në sferat e shëndetësisë, bujqësisë dhe sigurisë së ushqimit dhe kujdesen për fëmijët pa prindër.
Afrika e Jugut ndanë 2 milion $ në vit për qejfet e presidentit

Publikuar: 17.03.2010 | 15:59
Lexuar: 580 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime