Në praninë edhe të ambasadorit italian Saba DElia, u bë me dije se Poezia e Verës do të zhvillohet në 4 mbrëmje në qytetet kryesore të Shqipërisë: më 17 mars ora 18.00, Berat, pranë Galerisë Lear; më 18 mars gjithnjë në të njëjtën orë, Durrës, pranë Torre Veneziana dhe më 19 mars në orën 18.00 do të jetë radha e hotel Europa të Shkodrës të mirëpresë aktivitetin.
Poezia e Verës ka qenë veprimtaria kulturore dhe tregtare promocionale e cila përbën në fakt edhe takimin e dytë të stinës Italia dhe Shqipëria 2010 dy Popuj, një Det, një Miqësi, përuruar sot pranë mjediseve të qendrës tregtare City Park në Tiranë.
Në praninë edhe të ambasadorit italian Saba DElia, u bë me dije se Poezia e Verës do të zhvillohet në 4 mbrëmje në qytetet kryesore të Shqipërisë: më 17 mars ora 18.00, Berat, pranë Galerisë Lear; më 18 mars gjithnjë në të njëjtën orë, Durrës, pranë Torre Veneziana dhe më 19 mars në orën 18.00 do të jetë radha e hotel Europa të Shkodrës të mirëpresë aktivitetin.
Ndërkaq, Poezia e Verës do të përmbyllet më 20 mars në Tiranë me një mbrëmje pranë ministrisë së Bujqësisë dhe Ushqimit në prani të autoriteteve të larta institucionale shqiptare dhe italiane, ka raportuar sot NOA.
Bëhet me dijeni se gjatë etapave të ndryshme të veprimtarisë, degustimet e verërave më të mira italiane dhe shqiptare do të shoqërohen nga recitimi i poezive më të bukura të dy vendeve rreth verës.
Ndërsa një sfond muzikor harqesh dhe një ekspozitë me piktura të piktorit shqiptar Taso do të shoqërojnë të gjitha mbrëmjet.
Por programi parashikon edhe uorkshop-e në të cilat do të marrin pjesë operatorë dhe ekspertë të sektorit civil.
Ambasadori DElia, në fjalën e tij, nënvizoi rëndësinë e kësaj nisme, e cila nëpërmjet shkëmbimit të eksperiencave dhe njohurive rreth prodhimit të verës kontribuon në përforcimin e marrëdhënies ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë, duke përdorur botën e verës si urë për afrimin e mëtejshëm të dy kulturave.
Se Poezia e Verës përveç të qenit një veprimtari për promovimin e territoreve dhe cilësisë së shkëlqyer të verërave italiane dhe shqiptare është edhe një rast bamirësie: në fakt, një pjesë e të ardhurave nga shitjet promocionale do të shkojnë për shtëpinë e fëmijës Zyber Hallulli si dhe për fëmijët rom të shoqatës Shtëpia në Zemër, - theksoi më tej ambasadori DElia.