E shtunė, 11.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ali Ahmeti, duke i uruar mirëseardhje admiralit Fitcxherald, shprehi mirënjohje për kujdesin që po e tregon NATO-ja në vazhdimësi për Republikën e Maqedonisë dhe qytetarët e saj.
Kryetari i BDI-sė Ali Ahmeti priti sot Komandantin e komandės sė pėrbashkėt tė NATO-s, Mark Fitcxherald

















Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) me bashkëpunëtorë, priti sot në një takim pune Komandantin e Komandës së forcave të përbashkëta të NATO-s në Napoli dhe Komandant i Forcave detare të Shteteve të Bashkuara në Evropë, admiralin Mark Fircxherald, i cili po qëndron për vizitë në Maqedoni.

Ali Ahmeti, duke i uruar mirëseardhje admiralit Fitcxherald, shprehi mirënjohje për kujdesin që po e tregon NATO-ja në vazhdimësi për Republikën e Maqedonisë dhe qytetarët e saj.
Kryetari i BDI-së li Ahmeti priti sot Komandantin e komandës së përbashkët të NATO-s, Mark Fitcxherald

Admirali Fitcxherald ritheksoi rëndësinë e anëtarësimit të Maqedonisë në NATO dhe BE duke rikujtuar se benefitet për qytetarët dhe shtetin do të jenë të shumta dhe gjithpërfshirëse. Duke analizuar zhvillimet në rajon, mundësinë e Maqedonisë që në këtë kohë shtesë të marrë nga Brukseli dhe situatat e reja në Greqi, ranë dakord që ky është momenti më i përshtatshëm, më i mirë dhe mbase i fundit për zgjidhjen e kontestit me emrin, veprim ky që do ta përmbyllte procesin e eurointegrimeve.

Ahmeti informoi edhe njëherë mysafirin e lartë se Bashkimi Demokratik për Integrim, edhe përkundër situatës delikate nëpër të cilën po kalon procesi i negociatave për zgjidhjen e kontestit të emrit që Maqedonia ka me Greqinë, në vazhdimësi luan rol konstruktiv, aktiv dhe lehtësues, sepse anëtarësimi në NATO do të thotë më shumë siguri për vendin dhe rajonin, paqë, stabilitet dhe perspektivë për qytetarët.
Kryetari i BDI-së li Ahmeti priti sot Komandantin e komandës së përbashkët të NATO-s, Mark Fitcxherald

Admirali Fitcxherald potencoi se gjithë komuniteti ndërkombëtar mbështet anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe në BE duke apeluar te autoritetet shtetërore dhe qeveritare të bëjnë maksimumin që kjo pengesë e fundit të tejkalohet dhe Maqedonia t'i bashkohet familjes së madhe në NATO dhe BE, duke e vazhduar përkushtimin e NATO-s dhe gjithë komunitetit ndërkombëtar për sa i përket dinamikës së implementimit të Marrëveshjes së Ohrit dhe raporteve ndëretnike në vend.

Të dy bashkëbiseduesit në fund vlerësuan faktin se mbi 90 përqind e qytetarëve janë pro anëtrarësimit të Maqedonisë në NATO dhe BE, elitat politike duhet të ngriten në nivel të përgjegjësise historike dhe të marin vendime konfrom këtij orientimi gati plebishitar të qytetarëve të Maqedonisë.

Publikuar: 17.03.2010 | 04:27
Lexuar: 660 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
lulzim islami ( LULI ) (18/03/2010 18:31:54) I forte ka qene, i forte eshte dhe me duket qe po ngel me i forti.
TIGRI I ZI (15/04/2010 22:12:43) JU LUMTE ZOTI KRYETAR SE JU JENI SHPRESA E VETME E POPULLIT SHQIPETAR NE MAQEDONI VETEM VAZHDONI SEPSE EDHE NDERKOMBETARET E KANE VEREJTUR SE JU JENI FAKTORI KYC PER STABILITETIN E KETIJ VENDI.TE UROJME FAT DHE SHENDET DHE SUKSESE NE PUNET QE JENI DUKE I KRYER ME PERKUSHTIM

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime