Programi bërthamor iranian është vetëm për qëllime paqësore, deklaroi kryeministri turk Rexhep Taip Erdogan në intervistën për BBC-në.
Ai theksoi se Teherani ka të drejtë të zhvillojë program bërthamor për qëllime civile.
"Është e padrejtë vendet që posedojnë armë bërthamore të manipulojnë me faktet dhe në të njëjtën kohë nuk kërkojnë nga Izraeli të heqë dorë nga armatimi bërthamor", theksoi Erdogan..
Kryeministri turk theksoi se autoritetet iraniane shumë herë e kanë bindur se programi bërthamor do të shfrytëzohet për qëllime civile, e jo për armë bërthamore.
"Unë i thash (presidentit iranian Mahmud Ahmadinexhad) se nuk dëshiroj të shohë armë bërthamore në rajon. Edhe Ahmadinexhadi më tha se nuk kanë për qëllim të krijojnë armë bërthamore", theksoi kryeministri turk. /mia/