Kur filluan aplikimet për edicionin e dytë të Big brother Albania, banoren kosovare Mimoza Krasniqi e kishte marrë me vete e motra që të aplikojë.
Blerand Rexhepi
Pasi qëndruan në Tiranë, Mimoza ndryshon mendjen duke bërë një aplikim për vete. Nuk thonë kot që fatit nuk i dihet. Për një kohë të shkurtër bukuria e saj bëri për vete publikun, e veçanërisht botën mashkullore. Tani ajo është e njohur, mediat shkruajnë ndërsa njerëzit komentojnë thashetheme të ndryshme për Mimozën. Këtë rradhë nuk do flasim shumë rreth Mimos, pasi dëshirojmë të prezantojmë një tjetër bukuroshe.
Është e motra e Mimoza Krasniqit dhe është vetëm 18 vjeç dhe quhet Fitore Krasniqi. Një vajzë me fizik të gjatë dhe një trup të bukur, që për momentin është duke ndjekur mësimet në shkollën e mesme ekonomike të Gjakovës, qytet ku jeton familja e saj. Pas përfundimit të shkollës së mesme, dëshiron që të vazhdojë studimet për dizajn pasi i pëlqen jashtëzakonisht ky profesion.
Është tepër e lidhur me familjen e veçanërisht me motrat, pasi është më e vogla në familje. Ashtu si e motra Mimoza edhe Fitorja, në një të ardhme të afërt veten e sheh nëpër pasarela të modës duke sfiluar. Dëshiroj të bëhem një modele e suksesshme, më pëlqen moda dhe i kushtoj shumë rëndësi veshjes sime. Hobi kam kërcimin dhe muzikën, thekson ajo.