E shtunė, 11.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në mes të Universitetit të Trakisë, në Edrene të Republikës së Turqisë dhe Universitetit Shtetëror të Tetovës, nga Republika e Maqedonisë, do të vendosen marrëdhënie më të fuqishme akademike, kulturore dhe bashkëpunimi. Për trajnimin dhe përparimin e stafit akademik do të ofrohet ndihmë e ndërsjellë. Do të ofrohen njohuri dhe shkëmbim i përvojës dhe punëve të përbashkëta, në fusha të ndryshme shkencore dhe edukative.
USHT nėnshkroi Memorandum bashkėpunimi me Universitetin e Thrakisė













Një delegacion i lartë i USHT-së, në përbërje: Rektori, prof. dr. Agron Reka dhe Prorektori për mësim, prof. dr. Ismail Ahmedi, nga data 8 mars deri më 10 mars 2010 qëndruan për vizitë zyrtare në Universitetin e Trakisë, në Edrene të Republikës së Turqisë.
Gjatë kësaj vizite, Rektori i USHT-së, prof. dr. Agron Reka, nënshkroi Memorandum bashkëpunimi me Rektorin e Universitetit të Trakisë, prof. dr. Enver Duran, për avancimin, forcimin dhe promovimin e bashkëpunimit të ndërsjellë mes këtyre dy Universiteteve.

Në mes të Universitetit të Trakisë, në Edrene të Republikës së Turqisë dhe Universitetit Shtetëror të Tetovës, nga Republika e Maqedonisë, do të vendosen marrëdhënie më të fuqishme akademike, kulturore dhe bashkëpunimi. Për trajnimin dhe përparimin e stafit akademik do të ofrohet ndihmë e ndërsjellë. Do të ofrohen njohuri dhe shkëmbim i përvojës dhe punëve të përbashkëta, në fusha të ndryshme shkencore dhe edukative.
USHT nënshkroi Memorandum bashkëpunimi me Universitetin e Thrakisë

Të dyja palët do të përfitojnë nga njohuritë e njëri-tjetrit, si dhe përvojat për të gjetur zgjidhje për problemet shkencore me interes të ndërsjellë; palët do të bëjnë shkëmbim të stafit akademik, në mënyrë që të përfitojnë nga përvojat dhe opinionet e njëri-tjetrit; do të përkrahin grupet hulumtuese dhe këmbimin e studentëve, në mënyrë reciproke, në fushat me interes të përbashkët; librat, publikimet e ndryshme dhe materialet tjera, që do të përdoren për arsimim, trajnim dhe qëllime kërkimore, do të shkëmbehen nga të dyja palët.
USHT nënshkroi Memorandum bashkëpunimi me Universitetin e Thrakisë

Të dy palët do të inkurajojë organizimin reciprok të takimeve shkencore si dhe do të mbështeten aktivitetet e hulumtimit të përbashkët, në fushat me interes të përbashkët për të dyja palët.

Delegacioni i USHT-së, në Universitetin e Trakisë realizoi edhe takime zyrtare me Guvernatorin e Edrenesë, Mustafa BÜYÜK, dekanin e Fakultetit të Shkencës dhe Letërsisë, Prof. Şevket Erol OKAN, si dhe dekanin e Fakultetit të Inxhinierisë dhe Arkitekturës, Prof. dr. Ahmet CAN.

Gjatë qëndrimit treditor në Edrene, delegacioni i USHT-së vizitoi edhe më shumë institucione arsimore dhe kulturore të këtij qyteti.
USHT nënshkroi Memorandum bashkëpunimi me Universitetin e Thrakisë
USHT nënshkroi Memorandum bashkëpunimi me Universitetin e Thrakisë
USHT nënshkroi Memorandum bashkëpunimi me Universitetin e Thrakisë
USHT nënshkroi Memorandum bashkëpunimi me Universitetin e Thrakisë
USHT nënshkroi Memorandum bashkëpunimi me Universitetin e Thrakisë
USHT nënshkroi Memorandum bashkëpunimi me Universitetin e Thrakisë

USHT nënshkroi Memorandum bashkëpunimi me Universitetin e Thrakisë

USHT nënshkroi Memorandum bashkëpunimi me Universitetin e Thrakisë

Publikuar: 17.03.2010 | 21:32
Lexuar: 562 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime