E shtunė, 11.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ademi tha se Qeveria është e përkushtuar në implementimin e këtij dokumenti paqësor sepse implementimi i tij hap rrugën e Maqedonisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Ai gjithashtu u shpreh se Qeveria e Maqedonisë vazhdon edhe me plotësimin e kritereve që kërkohen për anëtarësim në BE dhe se shpreson në tejkalimin e pengesës së fundit, çështjes së emrit.
Zėvendėskryeministri Ademi priti Ambasadoren e Spanjės Maria de Lara










Zëvendës kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Abdilaqim Ademi priti sot ushtruesen e detyrës Ambasadore e Spanjës në vendin tonë, Maria Angeles Garcia de Lara.
Zëvendëskryeministri Ademi e njoftoi ambasadoren për situatën aktuale në Maqedoni në veçanti për arritjet dhe vazhdimësinë e implementimit të Marrëveshjes së Ohrit.

Ademi tha se Qeveria është e përkushtuar në implementimin e këtij dokumenti paqësor sepse implementimi i tij hap rrugën e Maqedonisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Ai gjithashtu u shpreh se Qeveria e Maqedonisë vazhdon edhe me plotësimin e kritereve që kërkohen për anëtarësim në BE dhe se shpreson në tejkalimin e pengesës së fundit, çështjes së emrit.

“Jemi të vetëdijshëm se emri paraqet pengesë për integrim në BE dhe NATO dhe angazhimi jonë është që kjo çështje të zgjidhet sa më shpejt dhe të hapen dyert për në familjen evropiane”, - u shpreh zëvendëskryeministri Ademi.

Ai e faleminderoi ambasadoren de Lara për mbështetjen që vendi i saj e jep për realizimin e projektit për dialog ndëretnik dhe bashkëpunim në mes bashkësive etnike që realizohet në bashkëpunim me Sekretariatin për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe UNDP-në si dhe përkrahjen që ia jep Maqedonisë në rrugën e saj drejt integrimit në strukturat euro - atlantike.

Ambasadorja de Lara tha se Spanja edhe më tej do të mbështes Maqedoninë për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe NATO, dhe se vendi i saj si shtet kryesues me BE-në angazhohet për anëtarësim të shteteve të Ballkanit perëndimor në Bashkimin Evropian.

Publikuar: 17.03.2010 | 21:39
Lexuar: 389 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime