E shtunė, 11.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

"Pas 4 viteve na u mundësua riformimi i revistës. Në vitin 2006 doli numri i fundit. Këtë e mundësoi Ministria e kulturës. Stafi drejtues është krejt i ri, ka edhe pjesë tjera që e pasurojnë revistën", tha kryeredaktori i revistës "Jeta e re", Ag Apolloni.









"Jeta e Re", revista më e vjetër në Kosovë, kthehet në jetë. Dikur e themeluar nga bordi i poezisë shqipe në Kosovë, tani riformohet me një staf krejt të ri. Kjo revistë ka traditë 60 vjeçare është themeluar nga Esad Mekuli, i cili ishte edhe kryeredaktori i parë i saj, ndërsa ky është viti i 61 i revistës.

"Pas 4 viteve na u mundësua riformimi i revistës. Në vitin 2006 doli numri i fundit. Këtë e mundësoi Ministria e kulturës. Stafi drejtues është krejt i ri, ka edhe pjesë tjera që e pasurojnë revistën", tha kryeredaktori i revistës "Jeta e re", Ag Apolloni.

Sipas kryeredaktorit të revistës, zakonisht do të ketë shkrime nga autorë botërorë, por edhe prej autorëve më të njohur kosovarë dhe shqiptarë.

"Gjithçka është e re, përveç ndonjë shenje në ballinën e revistës që është ruajtur nga tradita" thotë Apolloni.

Dikur revista ishte dy mujore por në këtë fillim të ri, revista do të jetë tre mujore. Këtë numër revista ka 400 faqe.

Në këtë numër mund të gjeni shkrime të ndryshme. Me prozë paraqiten: Guy De Maupassant - Rrëfimi i fundit, Herta Müller - Përgatitja e valixheve, Rexhep Qosja - As varri nuk i dihet etj.

Me poezi veçojmë: Rose Ausländer.

Ndërsa në seksionin e Bisedave do të mund të lexoni bashkëbisedimin mes Philip Roth & Isaac Bashevis Singer – nën titullin: Zoti ka krijuar tre Kafka.

Me dramë paraqitet Marsha Norman: Natën e mirë, nënë!

Së fundi në seksionin e Kritikë, Ese veçojmë: Albert Camus - Romani dhe revolta; John Barth - Letërsia e shterimit; Umberto Eco - ǒështë për të qeshur?; Ramiz Kelmendi - Letërsia kosovare doli nga mëngët e Esad Mekulit , etj.

Publikuar: 17.03.2010 | 22:05
Lexuar: 627 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime