E shtunė, 11.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Sopotasve u është vërtetuar fajësia edhe nga gjykata e apelit, duke hequr hamendjet e ditëve të fundit në media për vendimin dhe informacionet kontradiktore. Lajmin për konfirmimin e fajësisë për ALSAT e ka njoftuar kryetari i gjykatës së Apelit, Jordan Mitrinovski.
Gjykata e Apelit nė Shkup vėrtetoi akt-gjykimin pėr banorėt e Sopotit









Gjykata e Apelit në Shkup ka vërtetuar akt-gjykimin e shkallës së parë për shtatë banorët e Sopotit, njëri prej të cilëve ndodhet në qeli dhe gjashtë të tjerët në arrati.

Sopotasve u është vërtetuar fajësia edhe nga gjykata e apelit, duke hequr hamendjet e ditëve të fundit në media për vendimin dhe informacionet kontradiktore. Lajmin për konfirmimin e fajësisë për ALSAT e ka njoftuar kryetari i gjykatës së Apelit, Jordan Mitrinovski.

Në gjykatën e Apelit po shqyrtohej rasti i Sopotit për të burgosurin e fundit Zenel Klaiqin, i dënuar me 14 vjet dhe gjashtë bashkëfshatarët e tij që ndodhen në arrati e që janë dënuar me nga 15 vjet burg.

Për shpërthimin e minës në fshatin Sopot në vitin 2003, ku mbetën të vrarë dy ushtarë polakë të NATO-s dhe një shoqërues civil, me gjithsej 156 vjet burg janë dënuar 11 banorë të Sopotit. Ndërsa Parlamenti për rastin ngriti një grup të posaçëm pune për mbledhjen e fakteve për shkeljen e të drejtave të njeriut.

“Është vërtetuar akt-gjykimi i shkallës së parë. Vendimi është marrë, çështja është dërguar në gjykatën Themelore dhe nga atje akt-gjykimi do të shpërndahet. Ne vendosim dhe të gjitha çështjet i dërgojmë tek gjykata Themelore që kryen shpërndarjen e akt-gjykimit”, u shpreh Jordan Mitrimovski, kryetar i Gjykatës së Apelit në Shkup.

Shkëlzen Aqifi, Alsat-M

Publikuar: 17.03.2010 | 22:30
Lexuar: 544 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime