Ditëve të fundit shefja e kulturës Beti dhe zëvendësi i saj me përkatësi nacionale serbe si kujdestarë të kulturës dhe trashëgimisë kulturore shqiptare, të shqetësuar nga reagimet e shumta për aparteidin kulturor ndaj shqiptarëve, dolën me deklarate për investimet e bëra, por me një lëshim të vogël nga ana e tyre, duke prezantuar të arriturat në kulturën shqiptare gjatë periudhës së qeverisjes së PDSH-së", deklaroi zëdhënësi i PDSH-së.
Partia Demokratike Shqiptare sot ka akuzuar Qeverinë se po diskriminon shqiptarët në të gjitha fushat e jetës. Sipas zëdhënësit të PDSH-se Luan Tresi, përveç diskriminimit në arsim, shëndetësi, bujqësi, ekonomi, investime kapitale, përfaqësim të shqiptarëve në institucione, kultura shqiptare dhe trashëgimia kulturore shqiptare është një nga segmentet ku shqiptaret përjetojnë mohim total.
"Ketë konstatim e mbështesim në faktin që Ministria e kulturës gjatë dy viteve të kaluara nuk ka ndërmarr asnjë projekt nismëtar për avancimin dhe kultivimin e kulturës dhe trashëgimisë kulturore të shqiptarëve dhe institucioneve kulturore shqiptare në Republikën e Maqedonisë u janë ndarë buxhete vjetore qesharake dhe as qe mund te flitet për themelim të ndonjë institucioni të ri.
Ditëve të fundit shefja e kulturës Beti dhe zëvendësi i saj me përkatësi nacionale serbe si kujdestarë të kulturës dhe trashëgimisë kulturore shqiptare, të shqetësuar nga reagimet e shumta për aparteidin kulturor ndaj shqiptarëve, dolën me deklarate për investimet e bëra, por me një lëshim të vogël nga ana e tyre, duke prezantuar të arriturat në kulturën shqiptare gjatë periudhës së qeverisjes së PDSH-së", deklaroi zëdhënësi i PDSH-së. Sipas tij, gjate periudhës së qeverisjes së PDSH-së u themelua Teatri i Tetovës- që ishte ëndërr e kamotshme e shqiptarëve dhe u nda buxhet dinjitoz për këtë Teatër i cili ka prezantuar numër të madh të premierave .
"U themelua Qendra Konservatore në Gostivar , për të cilën u ndanë 20 milion denarë për projekte, kurse dy vitet e fundit behet çmos që të shkatërrohet edhe ky institucion, filluan gërmimet arkeologjike në Kalanë e Tetovës, duke përgatitur projektet dhe duke i bërë realizimet në teren dhe për këtë çështje u ndanë 40 milion denarë.