E shtunė, 11.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Decentralizmi, rritja e tatimit dhe kalimi i tokës ndërtimore në pronësi të komunave janë diskutuar në një takim të kryetarit të komunës së Çairit, Izet Mexhiti me ambasadorin e Bashkimit Evropian, Ervan Fuere.
Fuere: Komunat marrin pėrqindje mė tė ulėt tė tatimit nė rajon


Sipas ambasadorit Fuere, Maqedonia është shteti i vetëm në rajon ku komunat marrin përqindjen më të ulët të tatimit andaj sipas tij është më rëndësi të madhe të ketë zgjidhje për këtë çështje si dhe për atë të tokës ndërtimore. Në takim është diskutuar edhe për zgjedhjet lokale që do të mbahen në mars të vitit të ardhshëm. Fuere porositi që të mos përsëriten ngjarjet 1 qershorit ndërsa Mexhiti është shprehur i bindur se zgjedhjet lokale do të jenë shembull për zgjedhje demokratike.

“Inkurajojmë të gjitha partitë politike që të japin maksimumin e tyre për përgatitjen e zgjedhjeve lokale. Në Çair gjatë zgjedhjeve të fundit kemi par shumë kërcënime dhe dhunë parazgjedhore dhe me të vërtet qëllimi jonë është që të bëjnë maksimumin që të mos përsëritet një gjë e tillë. Këto zgjedhje janë një test i rëndësishëm dhe krucial me të cilën do të dëshmohet kapaciteti dhe vullneti i shtetit për të pasur zgjedhje të mira dhe ne presim që qeveria të mbaj përkushtimin e dhënë në të cilin janë miratuar tashmë rekomandimet e ODIHR-it, të cilat patjetër se duhet implementuar”, deklaroi Ervan Fuere, ambasador i BE-së në Shkup.

“Jam tejet i bindur se 1 qershori do të mbetet vetëm histori e hidhur në Maqedoni. Jam tejet i bindur edhe si kryetar i komunës edhe i subjektit që i takoj BDI që është pjesë e qeverisë dhe mban përgjegjësi për organizimin e zgjedhjeve fer dhe demokratike se do të bëjmë çmos që këto zgjedhje të jenë një shembull i procesit zgjedhor që do të jetë edhe njëherit plotësim i një nga parakushteve për bisedimet me BE”, tha Izet Mexhiti, kryetar i komunës së Çairit.

Publikuar: 17.12.2008 | 15:36
Lexuar: 486 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime