E shtunė, 11.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në takimin e Jellashiqit me guvernatorin e Bankës qendrore shqiptare, Ardian Fullani temë kryesore ka qenë stabiliteti financiar në rajon, me ç'rast është theksuar se koordinimi i politikave të ndryshme makroekonomike shumë më tepër do të ndihmojë në itegrimin rajonal dhe evropian.
Guvernatori i bankės qendrore serbe pėr vizitė nė Shqipėri











Guvernatori i Bankës popullore së Serbisë, Radovan Jellashiq gjatë dy ditëve të kaluara ishte mysafir i Bankës qendrore të Shqipërisë, në kuadër të së cilave mbrëmë mbajti ligjeratë me temë: "E ardhmja do të jetë më e ndryshme se e kaluara! Shembulli me Serbinë".

Në takimin e Jellashiqit me guvernatorin e Bankës qendrore shqiptare, Ardian Fullani temë kryesore ka qenë stabiliteti financiar në rajon, me ç'rast është theksuar se koordinimi i politikave të ndryshme makroekonomike shumë më tepër do të ndihmojë në itegrimin rajonal dhe evropian.

Në këto suaza dy guvernatorët dhanë ekspoze të lëvizjeve të fundit makroekonomike në vendet e tyre, duke u fokusuar në sfidat që bankat qendrore të dy vendeve i kanë në drejtim të stabilitetit financiare dhe integrimin evropian.

Ata janë angazhuar edhe për thellimin e bashkëpunimit.

Banka qendrore e Shqipërisë dhe Banka Popullore e Serbisë vitin e kaluar nënshkruajtën Marrëveshje për bashkëpunim teknik.

Publikuar: 18.03.2010 | 14:57
Lexuar: 336 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime