E premte, 10.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Momentalisht në BE ka përafërsisht 28,6 milionë persona me moshë prej 15 deri 20 vjeç. Pothuajse dy të tretat e tyre pas përfundimit të shkollës do të kërkojnë punë apo mundësi në praktikë, që nënkupton se do të jenë në dispozicion të tregut të punës. Njëkohësisht rreth 28,8 milionë banorë nga vendet e BE-së kanë midis 60 dhe 65 vjeç.
Vjetėrsohet tregu i punės nė BE












Numri i personave të cilët i plotësojnë kushtet për pension apo dalin në pension në vendet e BE-së sivjet do të jetë për 220.000 më i madh se numri i studentëve dhe nxënsve të shkollave të mesme që mbarojnë studimet, thuhet në studimin e shoqërisë së sigurimeve "Alianc" (Allianz).

Momentalisht në BE ka përafërsisht 28,6 milionë persona me moshë prej 15 deri 20 vjeç. Pothuajse dy të tretat e tyre pas përfundimit të shkollës do të kërkojnë punë apo mundësi në praktikë, që nënkupton se do të jenë në dispozicion të tregut të punës. Njëkohësisht rreth 28,8 milionë banorë nga vendet e BE-së kanë midis 60 dhe 65 vjeç.

"Dalja e brezave në pension do ta rritë dallimin, ndërsa në vitin 2030 do të rritet në 8,3 milionë persona", citon krye-ekonomisti dhe shefi për zhvillim i "Alianc", Mihail Hajs.

Sipas studimit momentalisht vetëm një e treta e njerëzve në BE të moshës prej 60 deri 64 vjeç janë punësuar në një kohë të pacaktuar. Në shtetet individuale ekzistojnë dallime të konsiderueshme. Në fund të listës është Hungaria, ku janë punësuar 13,3 për qind punonjës në këtë moshë, ndërsa në Suedi punojnë 63 për qind. Nëse pjesa tjetër e Evropës e arrin shkallën e Suedisë, në BE në vitin 2030 numri i të punësuarve do të rritet për tetë milionë.

Publikuar: 18.03.2010 | 15:00
Lexuar: 607 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime