Për shkak të daljes së lokomotivës së trenit të udhëtarëve, në afërsi të fshatit Llakavicë, komunikacioni hekurudhor nga Gostivari dejt Kërçovë ishte në ndërprerje nga e hëna në mbrëmje.
Komunikacioni hekurudhor në hekurudhën nga Gostivari drejt Kërçovës pas ndërprerjes treditore, sërish është hapur dhe trenat qarkullojnë sipas orarit të rregullt vozitës. Ekipe të specializuara të Hekurudhave të Maqedonisë i përfunduan punët në heqjen e lokomotivës e cila të hënën në mbrëmje doli nga binarët.
Nga stacioni hekurudhor Gostivar informuan se mbrëmë para mesnate, lokomotiva e dëmtuar është sjellur në peronët në Gostivar me automjet special.
Për shkak të daljes së lokomotivës së trenit të udhëtarëve, në afërsi të fshatit Llakavicë, komunikacioni hekurudhor nga Gostivari dejt Kërçovë ishte në ndërprerje nga e hëna në mbrëmje.
Treni i udhëtarëve 6904 goditi në shembjen e tokës dhe gurët. Nga intensiteti i goditjes, lokomotiva ka dalë nga binarët, ndërsa kishte edhe tetë udhëtarë të cilët kaluan me lëndime më të lehta.