E shtunė, 11.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Çmimi i naftës "së lehtë" amerikane për dërgesë termike në prill në Bursën e mallrave në Nju-Jork u rrit për 56 centë, në 82,26 dollarë për barel, pas rritjes së djeshme prej pothuaj 1,90 dollarë për barel, ndërsa "brent" nafta evropiane në Bursën ndërkombëtare të petroleumit në Londër u shtrenjtua për 69 centë, në 81,22 dollarë për barel, transmetuan agjencitë botërore.
Nafta 82 dollarė pėr barel, OPEK-u vendosi tė mos e ndryshojė kuotėn










Nafta e papërpunuar sot në bursën në Nju-Jork u shtrenjtua në mbi 82 dollarë për barel, që paraqet vetëm dy dollarë më pak se rekordi i sivjetëm, pasi OPEK-u në seancën e sotme vendosi të mos e ndryshojë kuotën prodhuese.

Çmimi i naftës "së lehtë" amerikane për dërgesë termike në prill në Bursën e mallrave në Nju-Jork u rrit për 56 centë, në 82,26 dollarë për barel, pas rritjes së djeshme prej pothuaj 1,90 dollarë për barel, ndërsa "brent" nafta evropiane në Bursën ndërkombëtare të petroleumit në Londër u shtrenjtua për 69 centë, në 81,22 dollarë për barel, transmetuan agjencitë botërore.

Anëtarët e OPEK-ut, të cilët në furnizimin e përgjithshëm botëror me "arin e zi" marrin pjesë me një të tretën, sot në mbledhjen në Vjenë morën vendim që edhe më tej ta zbatojnë zvogëlimin rekord të kuotës prodhuese prej 4,2 milionë barelë në ditë, edhe pse për shkak të çmimeve të larta të naftës disa anëtarë prodhojnë mbi kuotën e kontraktuar.

Publikuar: 18.03.2010 | 15:11
Lexuar: 324 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime