E shtunė, 11.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Kryesimi gjashtëmujor me Këshillin e Evropës, Maqedonia e ndërmerr më 11 maj. Kjo është mundësi e mirë për promovimin e Republikës së Maqedonisë, në organizatën më të vjetër politike në Evropë e cila i vendos standardet në sferën e mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe qeverisjen e së drejtës.
Maqedonia pregatitet pėr kryesim me Kėshillin e Evropės










Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë, Antonio Milloshoski sot në Paris do të marrë pjesë në ad- hok takimin e përbashkët të pestë të Zyrës së Komitetit të ministrave dhe Komitetit presidencial të Kuvendit parlamentar të Kuvendit parlamentar të Këshillit të Evropës.

Në takim do të dikutohen masat për përforcimin e dialogut në mes Komitetit të ministrave dhe Kuvendit parlamentar të Këshillit të Evropës, ndërsa është paraparë pjesëmarrja edhe e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Tor Bjorn Jagland dhe kryetari i Kuvendit parlamentar të Këshillit të Evropës, Mevlut Çavushogllu.

Ministri Milloshoski do të realizojë edhe takime të ndara me kryesuesin aktual, ministrin e punëve të jashtme të Zvicrës, Mishelin Kalmi Rej, për kontraktimin e rendit të ditës në sesionin e 120-të ministrore të Komitetit të ministrave që do të mbahet më 11 maj të këtij viti në Strasburg kur Republika e Maqedonisë do ta ndërmarrë kryesimin me organin vendimarrës të Këshillit të Evropës.

Qëndrimin në Paris, Milloshoski do ta shfrytëzojë edhe për takimin me Zhan David Levit, këshilltar politik të presidentit të Francës, Nikolla Sarkozi në të cilën do të bisedohet për çështjen e interesit të ndërsjellë edhe për zhvillimin e Republikës së Maqedonisë në procesin e eurointegrimeve.

Kryesimi gjashtëmujor me Këshillin e Evropës, Maqedonia e ndërmerr më 11 maj. Kjo është mundësi e mirë për promovimin e Republikës së Maqedonisë, në organizatën më të vjetër politike në Evropë e cila i vendos standardet në sferën e mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe qeverisjen e së drejtës.

Gjatë kryesimit janë planifikuar të mbahen disa konferenca në Republikën e Maqedonisë në temat për luftën kundër korrupsionit, kontributin e vendeve anëtare nga reforma e Gjykatës evropiane për të drejta të njeriut, integrimi i pakicave nacionale, konferenca e përkushtuar në çështjen rome në Evropë, dimensioni religjioz i dialogut ndërkulturor, si dhe kyçja më aktive e të rinjve në rrjedhat politike në shtet.

Janë paraparë vizita të Gjeorgjisë, Armenisë, Moldavisë dhe vendeve të tjera në të cilat Këshilli i Evropës është kyçur në mënyrë serioze në monitorimin e zhvillimit demokratik.

Publikuar: 18.03.2010 | 15:16
Lexuar: 384 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime