Studioja në qarkun Marin, në veri të San Franciskos do të mbyllet në janar të vitit 2011, kur do të përfundojë produksioni i filmit animues Mars need Moms.
Kompania Disney ka njoftuar se do të mbyllë studion për efekte speciale numerike IMD, të themeluar nga Robert Zemecky, regjisor i filmave Kthim në ardhmëri, Forest Gamp dhe Kush ka ndërruar Zeky Rogerin?.
Studioja në qarkun Marin, në veri të San Franciskos do të mbyllet në janar të vitit 2011, kur do të përfundojë produksioni i filmit animues Mars need Moms.
Studio IMD, e cila është mbyllur për arsye ekonomike, ka perfeksionuar procesin i cili mundëson që me kompjuter të incizohen lëvizjet e aktorëve të vërtetë dhe të kalojnë në karaktere numerike të animuara.
Këtë metodë Zemecky e ka përdorur për incizimin e Historive të Krishtlindjeve.