E premte, 10.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Duke folur për çmimet të cilat i ka fituar Kryqi i Kuq, presidenti i Maqedonisë theksoi se çmimi më i rëndësishëm që e ka marrë kjo organizatë është falenderimi i përditshëm i mijëra njerëzve që kanë marrë ndihmën e duhur përmes Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës të Kuqe.
Presidenti lavdėron Kryqin e Kuq tė Maqedonisė









Kryqi i Kuq i Maqedonisë është formuar menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore, në kohën kur jeta njerëzore dhe dinjiteti njerëzor dolën nga trauma të mëdha, theksoi presidenti Gjorge Ivanov mbrëmë në fjalimin e tij pas 65-vjetorit të formimit të Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë.

Siç ndërtohej edhe zhvillohej shteti i Maqedoisë, theskoi Ivanov kështu ndryshohen edhe detyrat dhe prioritet e Kryqit të Kuq.

"Ashtu si ripërtëritjja paslufte e shtetit ka lënë hapësirë të zhvillimit ekonomik, kështu edhe Kryqi i kuq detyrën e tij e gjeti në ndihmën e qytetarëve të cilët ishin në hall dhe kishin nevojë që t'i jepej ndihmë", shtoi ai.

Duke folur për çmimet të cilat i ka fituar Kryqi i Kuq, presidenti i Maqedonisë theksoi se çmimi më i rëndësishëm që e ka marrë kjo organizatë është falenderimi i përditshëm i mijëra njerëzve që kanë marrë ndihmën e duhur përmes Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës të Kuqe.

Kryetari i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov është mbikëqyrës i jubileut të 65-të të formimit të Kryqit të Kuq.

Kryqi i Kuq në Maqedoni është formuar më 17 mars të vitit 1945 kur u mbajt edhe Asambleja themelore

Publikuar: 18.03.2010 | 15:39
Lexuar: 541 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime