Tërheqja e investimeve me qëllim të hapjes së vendeve të reja të punës, sjelljes së kapitalit të ri dhe teknologjisë së re, si dhe promovimi i eksportit që do të thoshte përmirësim i bilancit tregtar, janë dy komponentet kryesore për zhvillim të ekonomisë së Maqedonisë dhe rritjes së konkurrencës së saj.
Promotorët e Maqedonisë, përveç që duhet të tërheqin investime të huaja, do të kenë detyrë edhe t'i depërtojnë produktet vendore në tregjet në vendet ku janë dërguar.
Kjo është paraparë me Propozim-ligjin për themelim të Agjencisë për investime të huaja dhe promovim të eksportit të Republikës së Maqedonisë që sot e shqyrton Komisioni kuvendor për çështje ekonomike.
"Tërheqja e investimeve me qëllim të hapjes së vendeve të reja të punës, sjelljes së kapitalit të ri dhe teknologjisë së re, si dhe promovimi i eksportit që do të thoshte përmirësim i bilancit tregtar, janë dy komponentet kryesore për zhvillim të ekonomisë së Maqedonisë dhe rritjes së konkurrencës së saj. Konsiderojmë se me trajnim të caktuar, promotorët do të bëhen profesionistë që t'i promovojnë edhe prodhimet tona në vendet ku janë të pranishëm, përveç mundësive për investime", deklaroi ministrii dikasterial Fatmir Besimi para fillimit të seancës së Komisionit, duke elaboruar vendimin e ri ligjor.
Ligji praktikisht do ta zgjerojë veprimtarinë e Agjencisë për tërheqje të investimeve të huaja me promovim të eksportit. Kjo, siç tha Besimi, përputhet me kërkesën e odave ekonomike.
"Teksti parasheh edhe strategji për promovim të eksportit, përgatitja e të cilit mund të kushtojë rreth 100.000 euro, ndërsa implementimi në dy deri tre vitet e ardhshme do të ishte rreth dy deri tre milionë euro. Këto janë projektime e para", theksoi ministri.
Në seancën e sotme, Komisioni për çështje ekonomike do të debatojë edhe lidhur me propozim-ligjet për mbikëqyrje të tregut dhe për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për shoqata tregtare.
"I pari parashikon formim të trupit koordinativ të tregut, nën ingerencën e së cilës do të jetë siguria e produkteve, respektivisht siguria e konsumatorëve se blejnë produkte cilësore, ndërsa i dyti ka të bëjë para se gjithash me vendosjen e revizionit të brendshëm në shoqatat tregtare, respektivisht sigurimi i transparencës më të madhe", tha Besimi.
Ai pret që deputetët t'i mbështesin tre ligjet sepse të gjithë, theksoi, janë në drejtim të përmirësimit të klimës afariste dhe e rrumbullaksojnë kornizën institucionale për biznes më të mirë.
Besimi sot paradite në jenë kryesoi me Bashkësinë energjetike, prioritet i së cilës për këtë vit, mes tjerash është edhe zgjerimi.
"Sot pikërisht kjo ndodhi. Moldavia u bë anëtare në Bashkësinë energjetike. Ky është një hap ku ne si shtet tregojmë gatishmëri të ndihmojmë dhe drejtpërdrejtë të zhvillojmë pjesë nga proceset integruese, në rastin konkret në fushën e energjetikës. Konsiderohet se ky institucion tregon deri më tani një nga sukseset më të mëdha në integrimin e vendeve nga rajoni. Avantazh është se ato vetë organizohen të përparojnë me procesin eurointegrues në pjesën e energjetikës me patronazh të Komisionit Evropian, respektivisht tregon pjekuri që këtë ta bëjnë", tha ministri Besi