E shtunė, 11.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Menaxheri i Klitschkos, Tom Lofler vitin e kaluar, i ka premtuar Nuri Seferit një luftë për titull, gjë që po shihet se nuk po e mban premtimin e dhënë. Ne konstantojmë se Nuri Seferi ka bërë veprimin e duhur. Një duel në parameç Klitschko vs Chambers nuk është pak, mirpo Nuri Seferi është boksier i kalibrit botërorë.
Nuri Seferi refuzon tė boksoj nė parameē Klitschko vs Chambers








Artan Vërbica

Boksieri ynë, Nuri Seferi ka refuzuar të boksoj këtë fundjavë në parameç Klitschko vs Chambers. Nuriut i është premtuar një kundërshtar më i fortë dhe eventualisht një luftë për titull, mirpo atij i është gjetur një kundërshtar i dobët dhe jo profitabil, prandaj ka refuzuar të paraqitet në Esprit Arena në Dusseldorf.

“Klitschko Managment Group” ka arranzhuar takim për Nuriun me gjermanin, Andreas Guenther 8-13-1 (6 KO), pa pajtimin e boksierit tonë, dhe e kanë paraparë duelin vetem në katër raunde.

KosovaBoxing.org ditë më parë kontaktoi përfaqësuesin e vëllezërve Seferi, Hysen Metaj, i cili deklaroi: “Eshtë fyese për Nuri Seferin të boksoj në katër raunde. Kurse edhe kundërshtari është lojë. Ne kemi pritur një boksier më cilësor, apo një luftë për titull”.

Menaxheri i Klitschkos, Tom Lofler vitin e kaluar, i ka premtuar Nuri Seferit një luftë për titull, gjë që po shihet se nuk po e mban premtimin e dhënë. Ne konstantojmë se Nuri Seferi ka bërë veprimin e duhur. Një duel në parameç Klitschko vs Chambers nuk është pak, mirpo Nuri Seferi është boksier i kalibrit botërorë.


Publikuar: 18.03.2010 | 16:47
Lexuar: 528 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime