Pak Nam-ki, përgjegjës për ekonominë e planifikuar, ishte dënuar me vdekje me pushkatim javën e kaluar për shkak të pjesëmarrjes në "depërtimin e komplotit kapitalist në radhët e revolucionerëve, me qëllim që të shkatërrohet ekonomia nacionale".
Koreja Veriore egzekutoi një anëtar të partisë qeveritare, i akuzuar për politikë të pasuksesshme monetare, në tentim që ta qetësojë pakënaqësinë dhe ta zvogëlojë ndikimin negativ ndaj regjimit.
Pak Nam-ki, përgjegjës për ekonominë e planifikuar, ishte dënuar me vdekje me pushkatim javën e kaluar për shkak të pjesëmarrjes në "depërtimin e komplotit kapitalist në radhët e revolucionerëve, me qëllim që të shkatërrohet ekonomia nacionale".
Sipas një funksionari verikorean, aktvendimi për Pakin faktikisht aspak nuk ishte i lidhur me komplotin antirevolucionar, por ai ishte shfrytëzuar si qengj i flijuar.
Pakënaqësia, e shkaktuar nga rritja e përnjëhershme e çmimeve, pas reformës monetare të nëntorit, e detyroi Korenë e Veriut të ndërmarrë masa për neutralizimin e efekteve negative nga kjo politikë