E shtunė, 11.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Paneta theksoi se për atë është e merituar fushata gjithnjë e më e madhe kundër Al Kaedës dhe aleatëve të saj talebanë, duke i përfshirë edhe sulmet e shpeshta dhe koordinimi më i mirë me pakistanezët.
CIA: Ėshtė zvogėluar fuqia e Al Kaedės, liderėt e saj po fshihen











Sulmet e vazhdueshme në vendstrehimet e Al Kaedës në Afganistan dhe Pakistan dhe detyruan liderët e saj edhe më tepër të fshihen dhe kontribuan që rrejti terrorist të mos mund më të planifikojë operacione të ndërlikuara, deklaroi drejtori i CIA-s, Leon Paneta në intervistën për "Uashington Post".

Ai thjeksoi se kaosi, i cili sundon në radhët e Al Kaedës është aq i mash, sa që njëri nga liderët e luftëtarëve t[ saj në terren, në porosinë e kapur kohë më parë, ka kërkuar nga Osama bin Ladeni të vijë dhe të qëndrojë në krye të grupit.

Paneta theksoi se për atë është e merituar fushata gjithnjë e më e madhe kundër Al Kaedës dhe aleatëve të saj talebanë, duke i përfshirë edhe sulmet e shpeshta dhe koordinimi më i mirë me pakistanezët.

Ai tha se bëhet fjalë për operacionin më agresiv në historinë në të cilën ka qenë e përfshirë CIA.

"Ato operacione seriozisht po e dëmtojnë Al Kaedën. Nga informatat që i marrim nga burimet e zbulimit me të cilët kontaktojmë, bëhet e qartë se është vështirë për ta të vendosin çfarëdo lloj komande apo kontrolli", tha Paneta.

"Uashington post" vëren se deklarata e Panetës nuk është në pajtim me vlerësimet e paradokoshme të shërbimeve sekrete amerikane se rreziqet terroriste kundër SHBA-së po vazhdojnë

Publikuar: 18.03.2010 | 17:15
Lexuar: 186 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime