E premte, 10.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Qëllimi kryesor i programit "Komenius" është ta perfeksionojë dhe ta zmadhojë mobilizimin e nxënësve dhe kuadrit në mesin e vendeve-anëtare, ta përforcojë dhe zmadhojë numrin e partneriteteve në mes vendeve të ndryshme anëtare dhe t'i përmirësojë qasjet pedagogjike dhe menaxhimin e shkollave.














Agjencia kombëtare për programe arsimore evropiane u ndau grante për programin "Komenius" dy shkollave fillore dhe në dy shkollave të mesme të Shkupit.

Dy grante për aksionin "Trajnim në vendin e punës" u janë ndarë SHF "Zhviko Brajkovski" dhe të SHM "Orce Nikollov". Ata do t'i mundësojnë kuadrit arsimor t'i përmirësojë aftësitë praktike dhe njohuritë për mësimin, këshillimin dhe menaxhimin dhe të marrë mirëkuptim më të madh për arsimin shkollor në Evropë.

Dy grante për aksionin "Vizita përgatitore" iu ndanë ShF "Hristijan Todorovski - Karposh" dhe SHM "Rade Jovçevski-Korçagin". Qëllimi i këtyre granteve është që t'ju ndihmohet institucioneve të cilat dëshirojnë të vendosin partneritet shkollor dhe rajonal "Komenius" dhe të njoftojnë partner-institucione përkatëse për prjojekt multirateral.

Qëllimi kryesor i programit "Komenius" është ta perfeksionojë dhe ta zmadhojë mobilizimin e nxënësve dhe kuadrit në mesin e vendeve-anëtare, ta përforcojë dhe zmadhojë numrin e partneriteteve në mes vendeve të ndryshme anëtare dhe t'i përmirësojë qasjet pedagogjike dhe menaxhimin e shkollave.

Buxheti për vitin 2010 për programin "Komenius" është 178.500 euro, që është gjashtë herë më shumë se në vitin 2009 kur ishte 31.000 euro.

"Rritja e buxhetit ka të bëjë me besimin nga ana e Komisionit evropian nga Agjencia kombëtare në Republikën e Maqedonisë, për shkak qasjes profesionale ndaj dwetyrave të ndara, si dhe investimin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë në sistemin arsimor të shtetit", njoftoi Agjencia kombëtare për programe arsimore kombëtare

Publikuar: 18.03.2010 | 17:38
Lexuar: 610 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime