Ndërkohë në pyetjen se po qe se nesër do të mbaheshin zgjedhjet për cilën parti politike do të votonit, 27.5 për qind janë shprehur se do të votonin për VMRO-DPMNE-në, 14.4 për qind për LSDM-në, 5.8 për qind për BDI-në dhe 3 për qind për PDSH-në.
Kryeministri Gruevski edhe më tej vazhdon të mbaj rejtingun më të lartë. Ai pasohet nga lideri opozitar Branko Cërvenkovski, pastaj vjen lideri i BDI-së Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi. Këto janë rezultatet nga hulumtimi i Agjencisë Rejting.
Nga të anketuarit është kërkuar që ta vlerësojnë punën e politikanëve në shkallë nga 1 deri në 20, me çrast 20 është nota më e lartë dhe Nikolla Gruevski e ka marrë notën më të lartë 10.6, Branko Cërvenkovski 6.4, Ali Ahmeti 4.5, dhe Menduh Thaçi 3.1.
Ndërkohë në pyetjen se po qe se nesër do të mbaheshin zgjedhjet për cilën parti politike do të votonit, 27.5 për qind janë shprehur se do të votonin për VMRO-DPMNE-në, 14.4 për qind për LSDM-në, 5.8 për qind për BDI-në dhe 3 për qind për PDSH-në.
18.8 për qind nga të anketuarit janë shprehur se nuk e dinë, ndërsa 19.3 për qind se nuk do të votonin fare.
Anketa tregon se shqiptarët dhe maqedonasit kanë perceptime të ndryshme sa u përket marrëdhëniet ndëretnike.
11.8 për qind nga maqedonasit vlerësojnë se marrëdhëniet ndëretnike janë përmirësuar, krahasuar me vitin e kaluar, ndërsa 32.5 për qind vlerësojnë se janë përkeqësuar. Tek shqiptarët 11.7 për qind vlerësojnë se janë përmirësuar, ndërkohë që 44.6 për qind se janë përkeqësuar.
Në pyetjen se vallë Maqedonia po ec në drejtimin e duhur, 33 për qind vlerësojnë se Maqedonia është në rrugën e drejtë, ndërsa 32.3 për qind janë përgjigjur se ec në drejtim të gabuar.
Shikuar nga këndi i bashkësive etnike, dukshëm janë dallimet tek shqiptarët dhe maqedonasit. Vetëm 18.6 për qind e shqiptarëve vlerësojnë se Maqedonia po ec në drejtim të duhur, derisa tek maqedonasit ajo përqindje arrin në 37.9 për qind. Ndërkohë që 51 për qind e shqiptarëve e mendojnë të kundërtën, gjegjësisht se Maqedonia ec në drejtim të gabuar, ndërsa tek Maqedonasit ky numër arrin në 24.8 për qind.
Në fillim të muajit mars, Produkcioni Eftov, porositi hulumtimin e mendimit publik të cilën e zbatoi agjencia Rejting. Anketa telefonike ka përfshirë 800 qytetarë nga mbarë territori i Republikës së Maqedonisë të zgjedhur rastësisht.
Bedri Rexhallari