E shtunė, 11.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Forumi Ndërkombëtar për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut në Maqedoni (FNDLNJ), kërkon që sa më shpejt lënda e rastit të Sopotit të kthehet në rigjykim në Gjykatën Themelore të Kumanovës dhe të merren parasysh seriozisht faktet dhe dëshmitë reale, e jo ato të dhëna nën dhunë dhe trysni psiko-fizike nga dëshmitari Ramadan Bajrami.
FNDLNJ:  Gjykata e Apelit nuk mori parasysh faktet pėr Sopotin








Forumi Ndërkombëtar për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut në Maqedoni (FNDLNJ), me seli në Kumanovë, me indinjatë të thellë dhe dëshpërim mori lajmin nga Gjykata e Apelit në Shkup, e cila vërtetoi vendimet e Gjykatës Themelore të Kumanovës për dënimet e ashpra ndaj banorëve shqiptarë të Sopotit.

“Konsiderojmë se kjo është një thyerje eklatante e konventave ndërkombëtare për liritë dhe të drejtat e njeriut, kur kemi parasysh edhe faktet e dëshmitë e reja të konstatuara për këtë proces gjyqësor nga të zgjedhurit e popullit – deputetët republikanë. Vendimi i këtillë i Gjykatës së Apelit, flet për faktin se këtu nuk merren parasysh faktet dhe dëshmitë, por interesat e klaneve të huaja shtetërore, të cilat e kanë inskenuar këtë rast në bashkëpunim me disa nga organet e errëta të pushtetit. Fatkeqësisht, vegla të këtyre shërbimeve kësaj radhe u bënë edhe funksionarë shqiptarë, siç është rasti i gjykatësit nga Kumanova Ismail Limani, i cili ua vulosi dënimet bashkëqytetarëve të vetë”, thuhet në reagim.

Forumi Ndërkombëtar për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut në Maqedoni (FNDLNJ), kërkon që sa më shpejt lënda e rastit të Sopotit të kthehet në rigjykim në Gjykatën Themelore të Kumanovës dhe të merren parasysh seriozisht faktet dhe dëshmitë reale, e jo ato të dhëna nën dhunë dhe trysni psiko-fizike nga dëshmitari Ramadan Bajrami. Vetëm një rigjykim i drejtë dhe korrekt, me prani të vëzhguesve ndërkombëtarë, do të mund të garantojë gjykim konform normave juridike.

“Njëkohësisht informojmë opinionin se Forumi Ndërkombëtar për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut në Maqedoni (FNDLNJ), për rastin e Sopotit dhe të tjera, ka ngritur procedurë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, e cila është e interesuar që shumë shpejtë të fillojë të merret me këtë lëndë”, shtohet në reagim.
FNDLNJ inkurajon familjarët e të dënuarve nga Sopoti që të mos dëshpërohen, të vazhdojnë ta kërkojnë drejtësinë e cila pa dyshim se është në anën e tyre, thuhet në reagimin e nënshkruar nga kryetari i FNDLNJ-së, Idriz Sinani.

Zgjohu: Rasti i Sopotit të rigjykohet

“Vendimi i Gjykatës së Apelit me të cilin konfirmon vendimin e Gjykatës Themelore për t’i shpallur qytetarët e Sopotit fajtor, është vendim politik dhe absolutisht i papranueshëm për Lëvizjen ZGJOHU! dhe për të gjithë qytetarët që kërkojnë ngadhnjimin përfundimtar të drejtësisë në Maqedoni”, thuhet në një reagim të kësaj lëvizjeje.
“Faji i vetëm i sopotasve është përkatësia e tyre etnike dhe rrjedhimisht ata bëhen viktimë e vendimeve selektive të gjykatave të Maqedonisë, të cilat kur bëhet fjalë për shqiptarët, gjykojnë në bazë të përkatësisë etnike dhe jo duke u bazuar në dëshmitë”, shtohet në reagim.
Lëvizja ZGJOHU! kërkon që raporti i grupit punues parlamentar të merret parasysh nga gjykatat në Maqedoni dhe rasti i Sopotit të rigjykohet në bazë të provave të reja që dëshmojnë pafajësinë e sopotasve.

Publikuar: 18.03.2010 | 20:47
Lexuar: 523 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime