E shtunė, 11.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Duke u përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, ai tha se nuk ka asgjë të keqe në investimin për promovimin e eksportit të prodhimit të brendshëm dhe me dy milionë shtesë euro për promotorët ekonomikë. Sipas tij, puna e tyre do të vlerësohet pas daljes nga kriza ekonomike botërore.
Qeveria do tė vazhdojė me masa pėr tejkalimin e krizės










Kryeministri Nikolla Gruevski sot vlerësoi se masat e deritanishme antikrizë të Qeverisë kanë pasur ndikim në vendimin e bankave për kreditim të rritur për firmat dhe popullatën. Kjo sipas Gruevskit, është sinjal për ikjen e krizës, krahas sinjaleve të tjera, si zvogëlimi i kamatave dhe lëvizjet në prodhimin industrial.

"Ky është vendim pozitiv i bankave lidhur me perceptimin e tyre për përmirësimin e situatës ekonomike dhe dalje nga kriza. Unë shpresoj se punët do të zhvillohen ashtu siç ata perceptojnë, edhe pse kriza është ende e pranishme dhe i tregon dhëmbët e tyre, edhe në Maqedoni edhe në Evropë. Ne paralelisht me ta do të dalim nga kriza, por ajo që është detyra e jonë edhe më tej, si dhe deri tani, është të zbatojmë masa me të cilat do ta zbutim krizën", deklaroi Gruevski pas promovimit të titujve të rinj nga projekti për përkthim të 500 librave profesionale.

Duke u përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, ai tha se nuk ka asgjë të keqe në investimin për promovimin e eksportit të prodhimit të brendshëm dhe me dy milionë shtesë euro për promotorët ekonomikë. Sipas tij, puna e tyre do të vlerësohet pas daljes nga kriza ekonomike botërore.

Ai është i kënaqur nga numri i aplikacioneve për shpalljen e parë për IPARD-programin, i cili përfundoi dje dhe vlerëson se kjo do të jetë nxitje shtesë për bujqësinë e Maqedonisë, posaçërisht për prodhuesit e mëdhenj dhe ata të cilët e investojnë kapitalin e tyre.

Publikuar: 18.03.2010 | 20:57
Lexuar: 188 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime