Portugezi dhe argjentinasi së bashku deri tani kanë shënuar 34 gola, prej të cilëve 19-të (në 20-të ndeshje të zhvilluara) ka shënuar Higuain, ndërsa Ronaldo është autor i 15-të golave (në 17-të ndeshje).
Në kampionatin spanjol deri tani janë zhvilluar 26 javë, ndërsa nëse shikohen 20-të vitet e fundit, atëherë mund të konstatojmë se asnjë dyshe sulmuese e "mbretërve" nuk ka qenë aq e suksesshme në shënimin e golave.
Duke analizuar rezultatet e deritashme, gazeta spanjole "AS", sjell konfirmimin se Kristiano Ronaldo dhe Gonzalo Higuain janë dyshja më e mirë e Real Madridit në 20-të vitet e fundit.
Portugezi dhe argjentinasi së bashku deri tani kanë shënuar 34 gola, prej të cilëve 19-të (në 20-të ndeshje të zhvilluara) ka shënuar Higuain, ndërsa Ronaldo është autor i 15-të golave (në 17-të ndeshje).
Në kampionatin spanjol deri tani janë zhvilluar 26 javë, ndërsa nëse shikohen 20-të vitet e fundit, atëherë mund të konstatojmë se asnjë dyshe sulmuese e "mbretërve" nuk ka qenë aq e suksesshme në shënimin e golave.
Suksesi i dy sulmuesve aktual të Realit është edhe më i madh, në qoftë se llogarisim faktin se në këtë sezon Higuain ka munguar në 6-të ndeshje, ndërsa për shkak të lëndimit dhe kartonit të kuq Ronaldo në 10-të përballje nuk ka qenë pjesë e skuadrës.
Rekorder apsolutë të Real Madridit në numër të njëjtë të ndeshjeve të zhvilluara janë meksikanët Hugo Sançez dhe Emilio Butragenjo, të cilët në sezonin 1989/1990 regjistraun 36-të gola, prej të cilëve vetëm Sançez kishte shënuar 27-të.
Në vend të dytë të kësaj liste qëndron dyshja sulmuese kroate-serbe e "klubit mbretëror", e përbërë prej Davor Shukerit dhe Predrag Mijatoviçit. Këta dy pas 26-të javëve të sezonit 1996/97, kishin regjistruar 31 gol, aq sa Rauli dhe Ronaldo (braziliani) disa vite më vonë.