E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Nga Shoqata e Botuesve Shqiptarë, si Koordinatore e këtij projekti dhe paraqitjes së vendit tonë në Lajpcig është caktuar Elisabetha Lindner - botuese e portalit të letërsisë maqedonase në gjuhën gjermane "SlovoKult"
Shoqata e Botuesve Shqiptarė pėrfaqėson Maqedoninė nė Panairin e librit nė Lajpcig









Shoqata e Botuesve Shqiptarë përfaqëson Maqedoninë në Panairin e librit në Lajpcig

Shoqata e Botuesve Shqiptarë është duke e përfaqësuar Republikën e Maqedonisë edhe në Panairin e sivjetshëm të librit në Lajpcig, Gjermani, i cili mbahet prej 18 deri më 21 mars të këtij viti. Përndryshe, ky është prezantimi i dytë zyrtar i SHBSH-së dhe Republikës së Maqedonisë në këtë panair prestigjioz të librit, i cili nga panairet tjera ndërkombëtare dallon nga rëndësia që ua kushton në rend të parë autorëve dhe publikut, njohtohet nga kryesia e kësaj Shoqate.

Nga Shoqata e Botuesve Shqiptarë, si Koordinatore e këtij projekti dhe paraqitjes së vendit tonë në Lajpcig është caktuar Elisabetha Lindner - botuese e portalit të letërsisë maqedonase në gjuhën gjermane "SlovoKult" (www.slovokult.de), e cila bashkë me dy përfaqësuesit e Shoqatës së Botuesve Shqiptarë të pranishëm në panair, Sedat Shabani dhe Arbër Çeliku, do të organizojë aktivitetet të cilat janë paraparë gjatë kësaj ngjarje të madhe ndërkombëtare kulturore.

Më tej, nga Shoqata informojnë se prezantimi i tyre do të fillojë më 20 mars, me promovimin e portalit "SlovoKult", i cili është një rrjet i llojit të vet për përkthime nga gjuha maqedonase në gjuhën gjermane, me saktë me promovimin e publikimit të parë të "SlovoKult" të përgatitur enkas me rastin e panairit të Lajpcigut, me titull "Slovoteka nr. 1", e cila përmban shkrime të zgjedhura në prozë dhe poezi të dhjetë autorëve nga Maqedonia, si Luan Starova, Kim Mehmeti, Vladimir Martinovski, Goce Smilevski, Dragi Mihajllovski etj. Me këtë rast edhe do të lexohen poezi të përkthyera nga më shumë autorë të vendit, kurse si i ftuar i posaçëm do të marrë pjesë autori Igor Isakovski, i cili do të lexojë poezinë e tij në gjuhën maqedonase, ndërsa e njëjta do të paraqitet edhe në gjuhën gjermane.

Më 21 mars do të ketë edhe tri ngjarje të rëndësishme, me prezantim të prozës dhe përkthimeve: do të bëhet prezantimi i përkthimit në gjermanisht të romanit "Erveheja". "Libri për një nënë" nga Luan Starova, me përkthyesin Vil Firt dhe përfaqësuesin e shtëpisë botuese "Vizer" nga Austria; prezantim i shkurtër nga përfaqësuesi i Shoqatës së Botuesve Shqiptarë në këtë panair, Arbër Çeliku, si dhe diskutime në lidhje me përkthimin e letërsisë gjermane në gjuhën shqipe dhe maqedonase në Maqedoni, me përkthyesit Elizabeta Lindner dhe Arbër Çeliku.

Në kuadër të programit të zgjeruar të ngjarjes që është titulluar nën emrin "In Memoriam", përveç përkthimit anglisht të romanit "Pirej" nga Petre M. Andreevski me përkthyesin Vil Firt, do të prezantohen edhe dy përkthime në anglisht të një pjese nga romani "Aleksandri dhe vdekja” e Sllobodan Mickoviqit dhe pjesë nga tregimi "Nuk ka ditë pa rend" nga Dimitar Solev.

Përveç këtyre ngjarjeve, gjatë panairit, në organizim të fondacioneve TRADUKI dhe ROBERT BOSH, kurse në bashkëpunim edhe me një sërë institucione dhe shoqata tjera kulturore, do të realizohen më tepër ngjarje që kanë të bëjnë me vendet e Evropës Juglindore.

Prezantimi i sivjetshëm i Shoqatës së Botuesve Shqiptarë në panairin e librit në Lajpcig është përkrahur dhe mbështetur financiarisht nga Ministria e Kulturës së Republikës së Maqedonisë.

Publikuar: 19.03.2010 | 16:58
Lexuar: 811 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime