"Është zgjedhur kontraktuesi , oferta më e volitshme. Punët përgaditore do të fillojnë javën e ardhshme, kurse punët operative konkrete, në qoftë se lejojnë kushtet meterologjike do të zhvillohen në muajin prill. Projekti në fazën e parë do të kushtojë afro 600 mijë euro, ndërkaq, në fazën e dytë do të instalohen edhe pompat dhe basenet ku do të bëhet trajtimi i ujit", tha Jakupi.
Uji në Gostivar edhe më tej i ndaluar për pirje
Uji nga ujëpërçuesit e qytetit në Gostivar edhe mëtutje nuk është teknikisht e pastër dhe prandaj mbetet në fuqi ndalesa për përdorimin e tij.
Popullata po furnizohet me ujë nga katër cisterna të sistemuara nëpër qytet, si dhe me pompa private të dorës dhe bunarë.
Ndalesa për shfrytëzimin e ujit u sjell më 16 mars kur u vërejt turbullimi i ujit në burimin e Vardarit, prej ku furnizohet ujëpërçuesi i Gostivarit.
Me qëllim të tejkalimit të këtij dhe problemeve të tjera komunale, sot në Gostivar po qëndron ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski i cili do të takohet me kryetarin e komunës, Rufi Osmani.
Në Gostivar është edhe ministri për Mjedis Jetësor dhe Planifikim Hapësinor, Nexhati Jakupi, i cili do të marrë pjesë në fillimin e vendosjes së gypit përçues në filter stacionin për pastrimin e ujit të pijshëm në fshatin Zdunje
Nexhati Jakupi: Problemi me ujin e pijshëm në Gostivar së shpejti do të zgjidhet
Problemi me ujin e pijshëm për banorët e Gostivarit së shpejti do të zgjidhet, deklaroi ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësiror, Nexhati Jakupi, për Radio Shkupin duke theskuar se punët përgaditore do të fillojnë javën e ardhshme,kurse punët operative konkrete,në qoftë se lejojnë kushtet meterologjike, do të zhvillohen gjatë muajit prill.
"Është zgjedhur kontraktuesi , oferta më e volitshme. Punët përgaditore do të fillojnë javën e ardhshme, kurse punët operative konkrete, në qoftë se lejojnë kushtet meterologjike do të zhvillohen në muajin prill. Projekti në fazën e parë do të kushtojë afro 600 mijë euro, ndërkaq, në fazën e dytë do të instalohen edhe pompat dhe basenet ku do të bëhet trajtimi i ujit", tha Jakupi.
Periudha e ndërtimit të stacionit filtrues në Zdunjë është paraparë për 6 muaj dhe sipas ministrit Jakupi ky është aksi më i rëndë i punëve ndërtimore që duhet të realizohen, me çrast do të duhet punë përgaditore të parakohshme.
Ndërkohë rezultatet e analizave biologjike kanë treguar se nuk ka ndotje bakteriologjike, megjithatë për shkak të ujit të turbullt ndalesa për pije vazhdon edhe më tutje.
Sipas ministrit Jakupi, deri në përpimrësimin e kualitetit të ujit, mbetet që autoritetet vendore të marrin masat e nevojshme deri në tejkalimin e situatës. Gostivarasit me ujin e pijshëm,në 25 vitet e kaluara ballafaqohen disa herë.Për herë të fundit në Gostivar uji për pije ishte i ndaluar në vitin 2006.