Katërshja e ndërmjetësve ndërkombëtarë konfirmoi në takimin në Moskë, se do ta dënojë hapin e fundit të Izraelit për t'i shtuar vendbanimet hebraike në Jerusalemin Lindor, si dhe se do t'i përforcojë kritikat ndaj Izraelit.
Diplomatët kryesorë botëror u bënë sot thirrrje Izraelit dhe palestinezëve, që sa më shpejtë të jetë e mundur, të kthehen në tryezën negociuese me qëllim që të arrijnë marrëveshje përfundimtare për krijimin e shtetit të pavarur palestinez.
Katërshja e ndërmjetësve ndërkombëtarë konfirmoi në takimin në Moskë, se do ta dënojë hapin e fundit të Izraelit për t'i shtuar vendbanimet hebraike në Jerusalemin Lindor, si dhe se do t'i përforcojë kritikat ndaj Izraelit.
Në takimin në kryeqytetin rus, sekretarja amerikane e Shtetit, Hilari Klinton, ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergej Llavrov, shefja e diplomacisë evropiane, Ketrin Eshton, sekretari i përgjithshëm i KB-së, Ban Ki-mun dhe i dërguari i posaçëm i katërshes, ish-kryeministri britanik, Toni Bler.
Llavrov deklaroi se izraelitët dhe palestinezët duhet së pari të fillojnë negociata indirekte, e më pas të kalojnë në negociata direkte.
Klinton theksoi se pritet që kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu, në Uashington javën e ardhshme ta konfirmojë angazhimin drejt negociatave për pajtim në Lindjen e Afërt.