E shtunė, 11.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Kryetari i komunës së Gostivarit, Rufi Osmani, shprehi kënaqësi nga interesimi i Qeverisë për problemin me të cilin u ballafaquan banorët e komunës së Gostivarit dhe paralajmëroi bashkëpunim të plotë.
Qytetarėt e Gostivarit do tė furnizohen me ujė tė pishėm











Punët e fazës së parë nga përfundimi i filter stacionit në fshatin Zdunje, do të fillojnë për tre javë, paralajmëroi ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Nexhati Jakupi, pas takimit me kryetarin e komunës së Gostivarit, Rufi Osmani, në të cilin mori pjesë edhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski. Takimi u mbajt sot paradite në komunën e Gostivarit, ndërsa u inicua pas problemit me turbullimin e ujit në ujëpërçuesin e qytetit.

"Procedurat për fillimin e ndërtimit të gypit përçues janë nga fundi dhe nëse kushtet meteorologjike e lejojnë këtë, punët ndërtimore mund të fillojnë edhe më herët. Për zgjidhjen e plotë të problemit, presim nga komuna të na dorëzojë projekt. Për afat dyvjeçar, presim zgjidhje të përhershme të kësaj çështje të rëndësishme të gostivarasve", deklaroi ministi Jakupi në konferencën për shtyp.

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, paralajmëroi se të martën në seancën e qeverisë, do ta paraqesë problemin dhe do të kërkojë mbështetje për përfundimin e objektit i cili po ndërtohet mbi dy dekada.

Kryetari i komunës së Gostivarit, Rufi Osmani, shprehi kënaqësi nga interesimi i Qeverisë për problemin me të cilin u ballafaquan banorët e komunës së Gostivarit dhe paralajmëroi bashkëpunim të plotë.

Pas takimit, ministrat, kryetari i komunës dhe bashkëpunëtorët e tyre, e vizituan objektin e jashtëm të stacionit për pastrim nëfshatin Zdunje.

Publikuar: 19.03.2010 | 19:05
Lexuar: 558 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime