E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Panairet elektronike janë panaire virtuale, të drejtpërdrejta dhe kryesisht realizohen në formë interaktive. Përgjegjësi i Qendra për Shërbime Studentore dhe Karrierë, Daut Memeti, tha se ky panair, që njëherësh është fjala e fundit e teknologjisë informative për promovim të vlerave dhe virtyteve të USHT-së
QeSHK - USHT morri pjesė nė Panairin e dytė elektronik tė karrierės









Qendra për Shërbime Studentore dhe Karrierë - QeSHK e cila funksionon në kuadër të Universitetit Shtetëror të Tetovës, nga data 15 - 19 Mars 2010, ka marrë pjesë në Panairin e Dytë Elektronik të Karrierës, i vetmi panair i këtij lloji në Evropën Juglindore.

Panairet elektronike janë panaire virtuale, të drejtpërdrejta dhe kryesisht realizohen në formë interaktive. Përgjegjësi i Qendra për Shërbime Studentore dhe Karrierë, Daut Memeti, tha se ky panair, që njëherësh është fjala e fundit e teknologjisë informative për promovim të vlerave dhe virtyteve të USHT-së, ishte tepër i suksesshëm nga që Universiteti Shtetëror i Tetovës nëpërmjet qendrës sonë, në mënyrë virtuale nëpërmjet fotografive, videove, prezantimeve në Power Point, broshurave elektronike, revistave periodike etj.

QeSHK - USHT morri pjesë në Panairin e dytë elektronik të karrierës

ka prezantuar aktivitetin e vet para mijëra studentëve potencial dhe vizitorëve kë këtij evenimenti edukativo-arsimor, theksoi Memeti.

Në Panairin e dytë elektronik të karrierës, të organizuar nga ueb-portali www.karieraime.com.mk dhe financuar nga Projekti për Konkurrencë i USAID-it, me stendat e tyre virtuale morën pjesë mbi dhjetëra institucione të larta arsimore dhe mbi 30 kompani me renome të vendit.

Publikuar: 19.03.2010 | 21:00
Lexuar: 778 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime