E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Tema u mbrojt para komisionit tre anëtarësh: Prof. dr. Elizabeta Dimitrova - kryetare e komisionit, Prof. dr. Vladimir Velickovski-mentor dhe Doc. dr. Tatjana Filipova- anëtare.
Shtohen magjistrat nė USHT











Në Fakultetin Filozofik të Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, asistentja e Fakultetit të Arteve i USHT-së, Jëlldëze Asani, me sukses e mbrojti temën e magjistraturës, në Katedrën e Historisë së Artit dhe Arkeologjisë, me titull: “Krijimtaria e piktorëve shqiptarë në dy dekadat e fundit të shekullit XX në Kosovë dhe Maqedoni “

Tema u mbrojt para komisionit tre anëtarësh: Prof. dr. Elizabeta Dimitrova - kryetare e komisionit, Prof. dr. Vladimir Velickovski-mentor dhe Doc. dr. Tatjana Filipova- anëtare.

Nga ana e Komisionit, tema e magjistraturës së kandidates Jëlldëze Asani, u vlerësua lartë, pasi siç u tha, ajo i përmbush të gjitha kriteret themelore të një studimi shkencor artistik. Vlerësimin e piktorëve shqiptarë të kësaj periudhe, komisioni tre anëtarësh e cilësoi si tejet të rëndësishëm, pasi deri më tash, arti figurativ në suaza të studimeve shqiptare ka qenë vetëm temë e katalogëve dhe eseve të ndryshme gazetarie, ndërsa Jëlldëze Asani, në studimin e saj e ka vendosur në platformën e analizës objektive shkencore. Studimi i përmban të gjitha elementet serioze shkencore.
Jëlldëze Asani, me sukses  mbrojti temën e magjistraturës

Në ekspozenë e saj, kandidatja Jëlldëze Asani, prezantoi platformën shoqërore të barrierave të ndryshme, si psikologjike dhe shoqërore, të piktorëve shqiptarë, të cilët kishin vepruar në dy dekadat e fundit të shekullit XX, me vështirësi të shumta. E gjithë kjo përkon me mbylljen e institucioneve artistike që u reflektua në pamundësinë e inkuadrimit të trendeve botërore artistike, po ashtu edhe kushtet ekonomike, si shkaqe kryesore të ngecjes evidente.

Mirëpo, krahas pamundësive, piktorët shqiptarë të Kosovës dhe Maqedonisë, pohon autorja, duke përdorur hapësira alternative dhe duke e zhvilluar me kodin tradicional, që e kanë përpunuar në kuadër të laboratorit subjektiv të moderuar, kanë rrugëtuar në stilet bashkëkohore.
Jëlldëze Asani, me sukses  mbrojti temën e magjistraturës

Mr. Jëlldëz Asani, në temën e magjistraturës, ka përpunuar në trajta mjaftë të përsosura edhe ndikimet e qendrave të ndryshme të artit botëror edhe në krijimtarinë artistike të piktorëve shqiptarë. Analizat e detajuara dhe teknikat e përdorura nga ana e secilit prej piktorëve, si dhe në trajtë të një monografie të veçantë që kanë analizuar platformën ideore dhe formale të veprave të piktorëve shqiptarë në dy dekadat e fundit të shekullit të XX.

Finalizimi i këtij studimi u kurorëzua me mbrojtje të suksesshme që është krenari, si për asistenten e artit figurativ, po ashtu edhe për Universitetin Shtetëror të Tetovës.
Jëlldëze Asani, me sukses  mbrojti temën e magjistraturës

Publikuar: 19.03.2010 | 21:09
Lexuar: 956 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
habibe (18/09/2011 16:31:22) une shum e pelqej artin figurativ me shume ket lenden

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime