Kopja e Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës është mirënjohja më e lartë që Kosova i dhuron Ali Ahmetit, duke çmuar kështu lartë kontributin e tij dhe duke e vënë atë në piedestalin më të lartë bashkë me personalitetet e tjera të shquara që kanë kontribuar në formësimin e shtetit të Pavarur të Kosovës.
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, nesër në selinë e partisë në Reçicë të Vogël, do të pres një delegacion nga Kosova, i cili kryetarit të BDI-së do ti dhurojë Kopjen e Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës në shenjë mirënjohje që ka dhënë ai për formësimin e shtetit të pavarur të Kosovës.
Kopja e Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës është mirënjohja më e lartë që Kosova i dhuron Ali Ahmetit, duke çmuar kështu lartë kontributin e tij dhe duke e vënë atë në piedestalin më të lartë bashkë me personalitetet e tjera të shquara që kanë kontribuar në formësimin e shtetit të Pavarur të Kosovës.
Me këtë rast u bëhet thirrje gazetarëve, fotoreporterëve dhe kameramanëve që të marrin pjesë në këtë akt solemn.