E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në kuadër të vizitës njëditëshe, e cila ishte bërë me ftesë te drejtorit të qendrës për konservim, Behixhudin Shehapi është biseduar për bashkëpunimin e mëtutjeshëm bilateral, mundësinë e kontributit të shkencëtarëve nga Shqipëria si dhe pjesëmarrje për shënimin në mënyrë sa më dinjitoze të 100 vjetorit të lindjes së Nënës Terezë.
Shqipėria kyēet nė 100 vjetorin e Nėnės Terezė










Nënkryetari i parlamentit të Maqedonisë, Rafiz Aliti të mërkurën ka pritur një delegacion nga Shqipëria i udhëhequr nga Valter Shtylla, drejtor i institutit të monumenteve të Shqipërisë.

Në kuadër të vizitës njëditëshe, e cila ishte bërë me ftesë te drejtorit të qendrës për konservim, Behixhudin Shehapi është biseduar për bashkëpunimin e mëtutjeshëm bilateral, mundësinë e kontributit të shkencëtarëve nga Shqipëria si dhe pjesëmarrje për shënimin në mënyrë sa më dinjitoze të 100 vjetorit të lindjes së Nënës Terezë.

Shehapi ka theksuar për “Lajm” se ekziston një bashkëpunim i shkëlqyer me kolegët nga Shqipëria. “Kemi biseduar edhe për forma të tjera të bashkëpunimit si me muzeun e Etnologjisë por edhe me Institutin e monumenteve të Shqipërisë.

Në gjurmimet arkeologjike që do t’i bëjmë në Ladorishtë të Strugës, Gradec të Gostivarit dhe Balltepe e Tetovës, pjesëmarrës gjatë kryerjes së punimeve do të jen edhe ekspert nga Shqipëria”, tha Shehapi. Gjithashtu, vetë drejtori Valter Shtyllaqë do të marrë pjesë në rinovimin e Urës së Zhelinës në Tetovë.

Në takim ka marrë pjesë edhe Anton Sereçi, si anëtar i Këshillit të Parlamentit të Maqedonisë për shënimin e ditëlindjes së Nënës Terezë, ndërsa mysafirët nga Shqipëria i ka pritur edhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

Publikuar: 19.03.2010 | 22:41
Lexuar: 713 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime