Maturantët do të testohen në fund të gjysëmvjetorit të parë ose më vonë në shkurt, ndërsa të gjithë filloristët e tjerë dhe nëxnësit e shkollave të mesme në fund të vitit shkollor.
Në fund të vitit të ardhshëm shkollor 2010/2011 nëpër shkolla do të zbatohet testimi ekstern i nxënësve që të vlerësohet nëse arsimtarët e tyre në mënyrë objektive e vlerësojnë njohurinë e tyre. Verifikimi do të jetë në katër lëndë mësimore, sipas orarit dhe rregullave të përgatitura nga Qendra hulumtuese shtetërore.
Maturantët do të testohen në fund të gjysëmvjetorit të parë ose më vonë në shkurt, ndërsa të gjithë filloristët e tjerë dhe nëxnësit e shkollave të mesme në fund të vitit shkollor.
Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Nikolla Todorov në prezantimin e projektit, i cili është i përfshirë me ndryshimet e ligjeve për arsim fillor dhe të mesëm, tha se bëhet fjalë për mekanizëm kontrollues, i cili duhet të ngrejë cilësinë e arsimit. Matura shtetërore në vitin 2008 dhe në vitin 2009 në shumë shkolla të mesme tregoi hap të madh në vlerësimin që maturantët i kanë marrë në testet në lidhje me vlerësimin për lëndët e njëjta që i kanë marrë nga arsimtarët e tyre.
Rezultatet nga kontrolli ekstern nuk do të ndikojnë në suksesin e përgjithshëm të nxënësve dhe në vlerësimet që i kanë marrë nga arsimtarët, por së bashku me to do të shënohen në dëftesa dhe do të jenë kriter për regjisitrim në shkollë të mesme ose në fakultet.