Ata besojnë se planeti me emrin Korot-9b, do të bëhet një gur rozete, dhe do ti ndihmojë ata të kuptojnë ekzoplanetët kudo ku ndodhen nëpër Galaksi
Astronomët kanë zbuluar një planet të ri, i cili është njësoj si Jupiteri i sistemit tonë diellor.
Ata besojnë se planeti me emrin Korot-9b, do të bëhet një gur rozete, dhe do ti ndihmojë ata të kuptojnë ekzoplanetët kudo ku ndodhen nëpër Galaksi.
Doktor Hans Dig, nga Instituti i Astrofizikës i Kanarjeve, tha se "Korot-9b" është ekzoplaneti i parë, që i ngjan planeteve të sistemit tonë diellorë.
Planeti ishte detektuar nga teleskopi KoRoT, që vepron nën agjencinë hapësinore franceze, CNES.
Planeti Korot-9b është 1500 vjet dritë larg tokës, dhe bën pjesë në kostelacionin e quajtur serpens-gjarpri. Më shumë se 400 ekzoplanete janë zbuluar deri tani, dhe shumica e tyre, janë quajtur jupiterë të nxehtë pasi mbështjella e tyre e gazit është shumë e nxehtë./alsat-m.tv/